• |
ide | kryesore

Basha: E përjashtoj koalicionin me Ramën, nuk ke më çfarë të presësh nga ai njeri

Arkiva



Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar në një intervistë për TV Klan se kryeministri Edi Rama është i fundit që duhet të merret për bazë kur flitet për ekonominë, duke e akuzuar atë për shkatërrimin e kësaj të fundit.

“Edi Rama është njeriu përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë së vendi dhe ekonomive familjare të shqiptarëve dhe arsyeja është fare e thjeshtë, po të vjedhësh qumështin sigurisht që nuk do të prodhosh dot djathë.
Në qoftë se ministrat trefishojnë me letra pasurinë në shtatë vite siç pamë nga raportet e fundit të BIRN-it ndërkohë që të gjithë Shqiptarët e tjerë varfërohen atëherë kuptohet fare qartë ku është problemi.
Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e vjedhur dhe të gjitha këto angazhime që ne ndërmarrim, të gjitha këto angazhime të cilat parashikohen në planin tonë konkret të punës janë produkt i reformave të cilat do të mundësojnë që Shqipëria t’ju kthehet shqiptarëve dhe mos ti takoj më një grushti qeveritarësh apo një grushti klientësh të qeveris të cilët janë përfituesit e vetëm gjatë këtyre 8 viteve ku ka humbur Shqipëria dhe ka fituar vetëm Rama dhe ky grusht njerëzish”, tha Basha.

Kreu i PD mohoi mundësinë e një koalicioni me Edi Ramën.

“Në 25 Prill Shqipëria Fiton i vetmi që humbë dhe që largohet është Edi Rama. Nuk është një program elektoral, fakti që është një program pune, që kemi 2 vite që e punojmë, s’kemi pritur për ditën e zgjedhjeve të dalim e të deklarojmë më premtime siç ndodhi para 8 vitesh të pambajtshme dhe të pambajtura, por që është një plan pune mbi të cilin kanë punuar dhjetëra faktorë.
Kolicion me Ramën? Absolutisht e përjashtoj, për arsyen e thjeshtë sepse pas 8 vite dështimesh nuk ke çfarë të presësh apo të kërkosh më nga i njëjti njeri, një njeri që ka pasur të gjitha pushtetet”, tha Basha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *