• |
ide | kryesore

Atentati mafioz, ky është viktima që u ekzekutua në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vrasje tronditi mbrëmjen e sotme qytetiin e Vlorës. Gentian Qarri u qëllua me 20 plumba kallashnikovi ndërsa po ecte në këmbë pranë zonës së njohur si Kisha në Vlorë. Ai ishte i divorcuar dhe babai i një fëmije. Mësohet se Qarri kishte një të shkuar kriminale në Itali, ku ishte vuajtur 11 vite burgim për trafik të lëndëve narkotike. Policia është vënë në ndjekje të autorëve, por deri më tani e vetmi fakt në duart e tyre është makina e shkrumbuar e përdorur nga autorët, e cila u gjet në zonën e Pyllit të Sodës. Deri më tani pista kryesore e hetimi është dënimi në Itali për narkotrafik.



3 Comments

  1. I pari u lind në një kullë të lartë me frëngji të vogla, i dyti lindi në një shtëpi të vogël me dritare të mëdha. Përballë djepit të të parit qëndronte e varur pushka në pritje të hasmit që s’erdhi kurrë, rafti plot libra qëndronte përballë krevatit të të dytit.
    I pari ishte me fat se pinte qumësht të freskët direkt nga cicët e dhisë, lodronte në pyjet me klorofil dhe oksigjen të pastër. I dyti me qumësht pluhur dhe smog qyteti u rrit. I dyti ishte mësuar që kur dilte jashtë shtëpisë të përshëndeste komshinjtë, të qeshte me fëmijët e lagjes ndërsa i pari u edukua me dyshimin se komshiu i kullës përballë, fshati përballë, bjeshka përballë do ishin përjetë hasmit e tij. I dyti shkonte ledhatonte kafshët në kopshtin zoologjik ndërsa i pari e shihte arushën dhe drenushën në pyll si objekt seksi.

    1. Ke harrue me thane se ai i dyti mund te linde ne nje shtepi kashte qe kur del nga shtepia perballe ka nje rruge te quejtun moçal. kujshite e ti jane moshkonjat e krymat e tokes, ose ne dhomen e shtepise ne vend te librave ka pluhnin e bardhe, ke harrue me thane se ai kopshti zilogjik e ka emnin dhune e gjakderdhje e ato kafshet qe ky perkedhel e kane emnin injorance. Ke harrue me thane se ai qe lind ne ate shtepi atje poshte mund te mos kete asnje dritare e vetmja rreze dielli qe hyn aty brenda ne shtepi asht mbrapambetja e paditunia. Atje poshte per fat te keq mbizotnon forca e dhunes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *