• |
ide | kryesore

Atentati mafioz në Durrës/ Ndalohet një person i dyshuar

Lajme, Të fundit



Policia ka ndaluar një person të dyshuar si të përfshirë në atentatin e pasdites të së premtes, ku një breshëri plumbash u derdh mbi makinën me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, shoferi i tij, Andi Maloku dhe Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”.

Mësohet se ndalimi është bërë bazuar në disa prova të gjetura gjatë ekspertimit të automjetit të autorëve, që u gjet i braktisur pranë varrezave të Shkafanës në Ishëm.

Si pasojë e plumbave, Ndoja dhe Muharremi mbetën të plagosur, ashtu si edhe shoferi i makinës, Andi Maloku, gjendja shëndetësore e të cilit paraqet rrezik për jetën.

Deri më tani, në Polici janë shoqëruar mbi 30 persona, mes të cilëve Julian Meçe, anëtari i Bandës së Durrësit, mik me Lul Berishën dhe Plarent Dervishaj, kunati i i Lul Berishës. Të dy të shoqëruarit kishin alibi mbi momentet kur ndërkohë në autostradë automjeti ku udhëtonte prokurori Ndoja po ndiqej nga një tjetër makinë dhe kur brenda pak sekondave, ata u nxorën nga rruga dhe u lanë të plagosur në mbikalim.

Policia do t’i rikthehet sërish të plagosurve për të marrë detaje shtesë që do mund të ndihmonin në zbardhjen e mëtjeshme të ngjarjes. Madje, grupi i hetimit po diskuton mundësinë që pas ekspertizave dhe kqyrjeve të rëndësishme mes tyre edhe ndaj një automjeti të braktisur të gjendur pas atetnatit, ta pyesë prokurorin Ndoja mbi dosjen që ka nën hetim. E njëjta dëshmi do t’i merret edhe Aleksandër Lahos, i njohur me pseudonimin “Rrumi” e që gjithashtu është i njohur edhe për konfliktet e tokave në gjirin e Lalëzit. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *