• |
ide | kryesore

Atentati mafioz, RENEA ende në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit
renea



Pas ekzekutimit të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati në Vlorë, forcat RENEA kanë intensifikuar kontrollet. Uniformat blu janë përqëndruar në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit dhe në zonën përreth ku ndodhi vrasja. Efektivët kanë kontrolluar mjete që lëvizin në qytet kryesisht ato me xhama të zinj ndërsa kontrolle ka patur edhe në dhjetëra banesa. Numri i të shoqëruarve për ngjarjen ka shkuar në rreth 30. Janë persona që mund të kenë dijeni në lidhje me rrethanat e ekzekutimit dhe që mund të japin incidie për të ndihmuar hetimet.

Pista ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hakmarrjes. Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomati i cili ndodhet në burg për vrasjen e një personi në vitet 2000. Ai ka qenë anëtarë të bandes Gaxhai që vepronte në qytetin bregdetar në vitet 97.

Vetë i riu nuk rezulton person me precedent penal as në Shqipëri dhe as në Belgjikë, shtet ku ai jetonte dhe nga ku ishte kthyer pak ditë para vrasjes për të festuar festat e fundvitit.

Gjithashtu po hetohet edhe mungesa e energjisë elektrike për rreth 90 minuta mbrëmjen që ndodhi ekzekutimi në lagjen Hajro Cakërri. 23-vjecari u qëllua me snajper nga një distancë e afërt teksa pinte cigare në ballkonin e banesës së tij. Dyshimet janë se ai u qëllua nga tarraca e një objekti në ndërtim aty pranë. Pas ekzekutimit autori u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë tip BMVV të cilën e dogji në periferi të lagjes 24 maji në qytetin bregdetar. Besohet se ai është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar nga vendi ku dogji mjetin për të humbur kështu gjurmët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *