• |
ide | kryesore

Situata në Shkodër: Oboti akoma nën ujë, rrezikon të dalë jashtë funksionit edhe ujësjellësi Oblika 2

-Instant, Lajme, Të fundit



Rikthimi i reshjeve duket se do të përkeqësojë situatën në Shkodër. Nga informacionet e mbledhura nga Bashkia në terren rezulton se deri në mëngjesin e së hënës, hidrometri në Dajç dhe ai i liqenit të Shkodrës kanë rënie të nivelit të ujit me 5-6 cm. Sipërfaqa totale e përmbytur në bashki rezulton të jetë 3655 hektarë ndërsa ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. Po ashtu, rrezikohet përmbytja e Ujësjellës Oblika 2.

Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta ndërsa niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 120 cm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *