• |
ide | kryesore

Akuzat e Yuri Kim me reagime të ndryshme/ Tom Doshi e ka përgjigjen, Ramës i mbyllet goja

Arkiva, Lajme, Të fundit

Tom Doshi ka një version të ndryshëm nga miku i tij Edi Rama, lidhur me akuzat e ambasadores amerikane për mospërfshirjen e deputetit shkodran në zgjedhje, pasi votuesit shqiptarë meritojnë më shumë. Ndërsa Doshi ka folur troç athere kur u shpall non grata  nga Shba, kryeministri ka mbylluar gojën në konferencën e sotme për shtyp.


Rama është pyetur drejtpërdrejt për këtë, dhe për faktin se ai është në aleancë me PSD, partinë që drejtohet nga Doshi.


Lexo më tej:

Yuri Kim kundër Tom Doshit, një mandat më pak për Ramën?

Por kryeministri është shmangur, nuk është përgjigjur. Dhe për më tepër, ka theksuar se nuk do të përgjigjet më sa herë të pyetet për ambasadoren amerikane, pasi ka vënë re se mediat spekullojnë dhe krijojnë një ngjarje që nuk ekziston, sipas tij.

Por ndryshe nga miku i tij kryeministër, Doshi ishte treguar më i guximshëm kur u pyet nga gazetaret pasi sekretari i shtetit e futi familjarish në listën e zezë të atyre qe nuk udhetojne dot ne Amerike.

“Fëmijët e mi janë nënshtetas australianë s’kanë nevojë as për vizë amerikane, as kanë qenë asnjëherë në Amerikë, as gruaja ime as fëmijët e mi. E gjithë kjo punë është a e merr vizën apo se merr.

E dyta kam aplikuar në ambasadë në kohën që kam qenë në hetim, nuk më është thënë që të refuzohet. Merr një letër nga prokuroria më kanë thënë, dihej që isha në hetim. Nuk më është refuzuar me shkrim, apo me vulë.

Unë jam opozitar, s’kam firmosur ndonjëherë në shtet, 13 vjet që kam deputet s’kam qenë ndonjëherë në pushtet. Me bo korrupsion duhesh me qenë ministër e kryeministër, s’jam marrë asnjëherë me tendera, jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri me kompanitë që kam.

Kjo është puna e atyre që janë marrë me këtë çështje, unë shpirtërisht jam i pastër, kam pasur një shtet kundër, jam arrestuar në mënyrë të paligjshme, as e kam ndërmend të merrem me këtë punë, por pasi të më bëhet zyrtare kam të drejtën time të kërkoj “pse”. – u tha ai gazetarëve.

©Lapsi.al

6 Comments

    1. Kodoshi dhe kryehajduti dy metrosh jane gocat me te mira qe ka ky vend . A e dine qe jane akoma te virgjera?? hahahahhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  1. Po pasurine si e ke vene ose ish Profarmen si e bleve? Argumenti jot se femijet e tu kane pashaporte australiane dhe skane nevoje per vize eshte shume foshnjarak, pasi Amerika nuk pyet cfare pashaporte mban kur paraqitesh ne kufi, nese te del emri ne sistem si non grata nuk hyn dot.

  2. Do you need more clients?

    We have amazing databases starting at $9.99 until the end of the Month!

    Visit us at StarDataGroup.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu