• |
ide | kryesore

Mediu flet pas takimit me Bashën: I gatshëm të kandidoj kudo për të maksimalizuar votën e opozitës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka përfunduar takimi në selinë e PD-së mes kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kreut të PR-së Fatmir Mediut. Pas takimit me Bashën, Mediu, në një prononcim për media la të nënkuptohet se ka një marrëveshje në parim me PD-në. Ai u shpreh se është i gatshëm të kandidoj kudo për të maksimalizuar votën e opozitës, ndërsa theksoi se me rëndësi është përmbysja e regjimit aktual.

“Kemi mirëkuptimin për të dalë me lista dhe program të përbashkët. Konkurrimi duhet të përfshijë njerëz që të maksimalizohet vota e opozitës. Në analizë se ku janë zonat dhe se ku do të jetë, është pjesë e diskutimit. E kam thënë, jam i gatshëm që të kandidojë kudo. S’kemi folur për këtë gjë, por për PR që ka peshë në votën elektorale. Nuk ka mandate PR në lista, por ka kontribute dhe konkurrime. S’ka vende të sigurta. S’mund të ketë vende të sigurta për kërkënd. PR ka peshën e saj elektorale. Ato vota duhet të jenë pozitive për mandate.”, u shpreh Mediu.



2 Comments

  1. Cfare do Basha qe ngaterrohet me Mediun. Ate as gruja vet nuk e voton.
    Mediu, Berisha, Duka, Idrizi, Noka, Shehi….. gjithe kush ishte ne pushtet ne 2013 nuk ka pune me kandidu se vetem pune prish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *