• |
ide | kryesore

Nëntë të dëmtuar e të parikuperuar: humbet edhe Marcelon, Real Madrid përgjysmohet në Champions

-Instant, Sport



Nuk ka paqe për Real Madrid që humbet një tjetër element të cmuar për shkak të dëmtimit: Marcelo, në fakt, ka ndjerë një problem të muskujve në pulpën e majtë. Blancos, në deklaratën zyrtare, thonë se gjendja e lojtarit do të monitorohet nga dita në ditë, por rreziku është për të paktën dy javë pushim. Braziliani është në dyshim të madh për ndeshjen e parë kundër Atalantës, në 1/8 e Champions League në 24 shkurt.

Emergjencë totale për Zidane sepse dëmtimi i Marcelos është vetëm i fundit i një liste të gjatë: kundër ekipit të Gasperinit do të mungojnë e sigurtë Sergio Ramos, Hazard, Valverde dhe Rodrygo, por janë gjithashtu në dyshim Lucas Vazquez, Militao, Carvajal dhe Odriozola. Për të zëvendësuar Marcelon, autor i një ndeshje të shkëlqyer kundër Getafe përpara se të dëmtohej, Zidane do ti besojë Mendy.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *