• |
ide | kryesore

RAPORTI/ Premtimet e Ramës për arsimin dhe rininë që mbetën vetëm në letër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gati dy muaj larg zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, organizata “Qëndresa Qytetare” publikoi një analizë mbi efikasitetin e premtimeve dhe politikave të miratuara nga qeveria në vitet 2013-2021 për arsimin dhe rininë, duke monitoruar veçanërisht premtimet në Paktin për Universitetin dhe Planin Kombëtar të Veprimit për Rininë.

Sipas analizës së publikuar nga “Qëndresa Qytetare”, pjesa dërrmuese e premtimeve të qeverisë ose kanë mbetur në letër, ose janë realizuar pjesërisht.

“Në 4 vite u ndërtuan vetëm shtatë shkolla, megjithëse u premtuan 140. Ushqimi u premtua për të gjitha shkollat, por ofrohet vetëm për 5 shkolla,” thuhet në raport.

Qëndresa Qytetare është një organizatë e fokusuar në çështjet e arsimit dhe rinisë, e cila monitoron prej 4 vitesh politikat qeveritare duke adresuar shqetësimet e komunitetit të të rinjve dhe studentëve në Shqipëri. Analiza e organizatës “Qëndresa Qytetare” vjen si një bilanc i premtimeve dhe politikave të zbatuara në fushën e arsimit dhe rinisë përgjatë dy mandateve qeverisëse të kabinetit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Analiza e “Qëndresa Qytetare” i klasifikon premtimet në tre kategori; “të mbajtura”, “pjesërisht të mbajtura” apo “të pambajtura”.

Nga monitorimi i Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë rezultojnë se kanë mbetur në letër një sërë premtimesh, të tilla si krijimi i portalit të karrierës për të rinjtë, krijimi i bordit rinor këshillimor pranë ministrisë përkatëse, krijimi i fondit mbështetës për të rinjtë, i premtuar me një fond fillestar prej 10 milionë lekësh si dhe pajisja e klasave me tableta interaktive multimediale.

“Një ndër objektivat e Planit të Veprimit për Rininë ka qenë ndërtimi dhe fuqizimi i Portalit Rinia.al brenda vitit 2015 – 2017 me informacione periodike dhe të përditësuara mbi legjislacionin e punësimit, tregun e punës, skemat mbështetëse për sipërmarrjet rinore etj. Sot ky portal nuk ekziston megjithëse ka qenë i parashikuar së bashku me buxhetin përkatës 442.000 lekë,

Analiza e konsideron gjithashtu të dështuar premtimin për 120 klasat dixhitale, ndonëse në vitin 2014 u mori një kredi prej 3.5 milionë eurosh për këtë qëllim.

“Ky projekt rezultoi i dështuar dhe viti 2020,kur këto klasa mund të shërbenin për të lehtësuar efektet e pandemisë e gjeti Shqipërinë me 0 klasa dixhitale,” shkruhet në raport.

Sa i përket Paktit për Universitetin, analiza e “Qëndresa Qytetare” thekson si premtime të pambajtura mungesën e vetingut në universitete si dhe mungesën e një strategjie kombëtare për Arsimin e Lartë.

“Vetingu në universitete, procesi që përfshin kontrollin e ligjshmërisë së titujve akademikë, kurrikulave universitare, pasurisë së drejtuesve të universiteteve dhe plagjiaturave në tekstet shkencore duhet të jetë kryfjalë e çdo program politik,” thekson analiza.

“Qëndresa Qytetare” i konsideron të pambajtura ose pjesërisht të mbajtura premtimet gjatë fushatave elektorale të viteve 2013 dhe 2017 për arsimin dhe rininë dhe u bën apel partive politike që të mos zhgëjejnë në të ardhmen.

“Arsimi është një nga shtyllat e shtetit dhepartitë politikeduhet të jenë të kujdesshme me premtimet e tyre për të mos zhgënjyer elektoratin dhe për të mos mbetur në letër, siç kanë mbetur ato të vitit 2013 apo 2015…,”thuhet në analizë. /Birn



3 Comments

  1. Eshte luks i madh te vleresohet Qeveria ne raport me premtimet dhe mbajtjen e tyre.

    ketu problemi kryesor nuk eshte nese i ka mbajt apo jo premtimet, problemi kryesor eshte se qeveria

    eshte zhytur e tera ne korrupsion e vjedhje pothuajse hapur , ka qene jo vetem e pandjeshme ndaj

    halleve e problemeve te popullit por ne te shumten e rasteve ka qene ajo shkaktare e ketyre proble-

    meve. Mjafton te permendim prishjen e mbi 8800 banesave e nxjerrjen e familjebve ne rruge te madhe

    apo futjen e 38 000 personave ne burg per fatura 30 mijelekshe disa nga te cilet vdiqen ne burg.

    Shqiperia vertet ka shume probleme por sot per sot problemi kryesor eshte vete qeveria qe mendon

    dhe vepron se si e si t’ia nzije jeten popullit me qellim qe ta shpopulloi Shqiperine dhe ta kene

    ciflik per vete. Shqiperia me 25 Prill eshte para dilemes hamletiane : te rroje a te mos rroje.

    me nje mandat i trete per KM-ne Shqiperia do prekte fundin.

  2. Pas shumë largimeve nga LSI drejt PS-së, duket se tashmë kanë filluar largimet edhe në radhët e demokratëve.

    Djali i xhaxhait të kryedemokratit Lulzim Basha, Altin Basha, ka vendosur të anëtarësohet në Partinë Socialiste, duke u pajisur edhe me kartë anëtarësimi.shpellkar i ores 21:18 kujdes ilacin e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *