• |
ide | kryesore

“Ai zezaku” në rumanisht nuk është shprehje raciste: UEFA shprehet për atë që ndodhi në Psg-Basaksehir

-Instant, Sport



Arbitri i katërt, rumuni Sebastian Coltescu, që ishte në qendër të çështjes që transformoi Psg-Basaksehir në Champions në një ndeshje simbolike, nuk përdori shprehje raciste. Kjo është ajo që ka vendosur Komisioni i Etikës dhe Disiplinës i Uefa, që ka zbuluar se fjalët e përdorura nuk ishin të një natyre raciste. Prandaj ndaj tij nuk do të ketë asnjë veprim disiplinor. Sipas provave të disponueshme video dhe audio u vërtetua se Coltescu dhe arbitri i linjës Sovre përdorën shprehjen rumune “ai zezaku” për të identifikuar trajnerin e dytë të Basaksehir, Achille Webo. Fjalë që në rumanisht nuk kanë kuptim negativ.

Sidoqoftë, hetimi nuk ndalet dhe do të vazhdojë për atë që quhet “foul language”, gjuhë e papërshtatshme. Në çdo rast, Coltescu nuk do të gjykojë më asnjë ndeshje evropiane, sepse nuk është më ndërkombëtar që nga dhjetori i vitit 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *