• |
ide | kryesore

Biden shpall sanksione kundër udhëheqësve ushtarakë të Mianmarit

-Instant, Lajme, Planet



Udhëheqësit e ushtrisë së Mianmarit, i njohur edhe si Birmania, do të përballen me sanksione amerikane, për shkak të grusht shtetit të cilin SHBA-ja e ka dënuar. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka miratuar udhrin ekzekutiv që parasheh sanksione kundër pjesëtarëve të ushtrisë. Biden u bëri thirrje gjeneralëve të Mianmarit të heqin dorë nga pushteti dhe të “tregojnë respekt për vullnetin e popullit të Birmanisë”. Ai bëri thirrje për lirimin e udhëheqësve politikë të arrestuar gjatë grusht shtetit.

Sanksionet do të shënjestrojnë interesat biznesorë dhe familjet e ngushta të udhëheqësve të ushtrisë. Duke paralajmërua marrjen e më shumë masave ndaj tyre, Biden tha se gjeneralët nuk do të kenë qasje në 1 miliardë dollar pasuri në Shtetet e Bashkuara. Më 1 shkurt, ushtria mori pushtetin në vendin e Azisë Juglindore. Ushtria arrestoi udhëheqësen politike, Aung San Suu Kyi dhe qindra ligjvënës të tjerë. Pas këtij veprimi, udhëheqësit e grushtit të shtetit kanë formuar një Këshill Suprem i cili do të zëvëndësojë kabinetin qeverisës.

Në Mianmar më pas shpërthyen protestat kundër grushtit të shtetit. Policia ka përdorur topa uji dhe plumba gome ndaj protestuesve. //REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *