• |
ide | kryesore

Flet Yevgeny Prigozhin/ E vërteta e rebelimit të Wagner ndaj Moskës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Prigozhin



Me mënyrën e tij karakteristike të të folurit, ish-shefi i mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin është shfaqur shumë kritik ndaj forcave të sigurisë ruse në mesazhin e tij të parë pas përplasjes me Moskën. Në audion 11-minutëshe të publikuar mbrëmjen e së hënës ai thotë se marshimi i tij për në Moskë të shtunën zbuloi “problemet serioze të sigurisë në të gjithë vendin”, duke pretenduar se njësitë e tij kishin arritur të bllokonin “të gjitha” njësitë ushtarake ruse dhe fushat ajrore në rrugën e tyre.

Prigozhin pretendon se grupi mercenar Wagner kishte mbështetje në qytetet nëpër të cilat kaloi gjatë rebelimit të tij jetëshkurtër. Ai gjithashtu pretendon se forcat e tij arritën në mbulonin 780 km në marshimin e tyre drejt Moskës nga jugu – ekuivalente me distancën që forcat ruse morën më 24 shkurt të vitit të kaluar (kur filluan pushtimin e tyre në Ukrainë) nga kufiri ukrainas në Kiev dhe në Uzhgorod, një qytet në perëndim të Ukrainës në kufi me Hungarinë dhe Sllovakinë.

Ai thotë se nëse forcat ruse, ashtu si trupat e Wagner do të kishin kryer sulmin e parë, “operacioni special ushtarak në Ukrainë” do të kishte përfunduar shumë më shpejt. Prigozhin ka folur edhe për kushtet e marrëveshjes që ndali rebelimin e Wagner. Prigozhin pretendon se grupi ishte “kategorikisht kundër vendimit për të mbyllur Wagnerin më 1 korrik 2023 dhe për ta përfshirë atë në ministrinë e mbrojtjes”.

“Komandantët tanë refuzuan të pranojnë kërkesën për të nënshkruar kontrata me ministrinë ruse të mbrojtjes”, – shton ai. Në këmbim, ai pretendon se rreth 30 nga njerëzit e tij “u vranë nga sulmet ruse”. Prigozhin thotë gjithashtu se lideri bjellorus Alexander Lukashenko luajti një rol në marrëveshje, duke deklaruar se ai “i zgjati dorën dhe ofroi të gjente mënyra që Wagner të vazhdonte ligjërisht punën e tij” – pa dhënë detaje të mëtejshme.

Prigozhin nuk zbuloi se ku ishte në mesazhin që shpërndau në Telegram. Është raportuar se si pjesë e marrëveshjes, Prigozhin kishte rënë dakord të shkonte në Bjellorusi. Udhëheqësi i Wagner bën edhe një sqarim të fundit se nuk kishte Putin në shënjestër kur trupat e tij do të marshonin drejt Moskës.

“Ne nuk marshuam për të përmbysur udhëheqjen e Rusisë. Qëllimi i marshimit ishte të shmangte shkatërrimin e Wagnerit dhe të kërkonte llogari nga zyrtarët që me veprimet e tyre joprofesionale kanë bërë një numër të madh gabimesh” – thotë ai. Prigozhin thotë se ata u kthyen “për të shmangur derdhjen e gjakut të ushtarëve rusë”.

“Ne ishim në një marshim për të demonstruar protestën tonë, jo për të rrëzuar qeverinë” – thekson Prigozhin. Gjëja e fundit që dimë për vendndodhjen e liderit të Wagner është se ai ishte në qytetin jugor rus të Rostov-on-Dov me trupat e tij deri të shtunën vonë.

Pasi mori selinë ushtarake atje, ai më pas vendosi të tërhiqej nga qyteti dhe anuloi “marshimin e tij për drejtësi” në Moskë duke rënë dakord të largohej nga Rusia për në Bjellorusi. Prigozhin dhe trupat e tij u panë duke u larguar nga qyteti, por destinacioni i shefit të Wagner nuk dihet. Mediat ruse thonë se akuzat kundër tij nuk janë hequr, pavarësisht se Kremlini tha më herët se do të hiqeshin. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Mire ju be Putanes se lejoi nxjerrjen nga burgu te krimineleve me te rrezikshem te Rusise dhe formomin nga ana e Prigoshinit te ushtrise private qe i mori si mercenare per te luftuar kriminelet e Rusise.
    Prigoshini vete nje cope hajduti kriminel i denuar me shume vite burg behet miliarder e arrin deri ne Kremlin si miku me i besuar i Putanes .
    Shtet qe drejtohet nga horrat dhe llumrat si keta qe kemi dhe ne ketu ne katunin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *