• |
ide | kryesore

Komisioni i Disiplinës mund të mbyllë aventurën e Nuabueze tek Laçi: grushtat në Ballsh mund të bëhen shembull sipas rregullores

-Instant, Sport, Video



Rezultati shumë i rëndësishëm i Laçit në Ballsh kaloi në plan të dytë, për shkak të asaj që ndodhi në minutën e 60 të sfidës në Adush Muca. Deri në atë moment, me rezultatin 0-0 gjithcka kishte shkuar qetë, por amerikani i bardhezinjve, humbi mendjen dhe i dha një goditje me bërryl pa top mbrojtësit në markaturë. Karton i kuq për të, por sherri nisi kur Nuabueze i dha një goditje ironike kundërshtarit përtokë si për ti thënë që simuloi. Carkanji e të tjerë lojtarë të Bylis nisën gjuetinë për numrin 9 që goditi me grushta e shkelma këdo që i afrohej. Përfundoi i gjakosur ndihmës trajneri i Bylis Bekim Kuli, që rrëshkiti në tentativë për të ndarë palët që grindeshin dhe e pa veten nën turmën që shkëmbente goditje.

Për Nuabueze kartoni i kuq është vetëm fillimi i një dënimi nga Komisioni i Disiplinës, që pritet të jetë shembullor. Në nenin 47 të rregullores së FSHF në lidhje me sjelljen e keqe ndaj kundërshtarit apo cdo personi tjetër, përvec zyrtarëve të ndeshjes, pika E parashikon të paktën 5 ndeshje skualifikim për sulm ose dhunë (goditje me grusht, bërryl, ose shkelm) ndaj kundërshtarëve ose cdo personi tjetër, përvec zyrtarëve të ndeshjes. Natyrisht, për Nuabueze gjërat mund të shkojnë edhe më keq, duke qenë se situate është agravuar edhe me gjakosjen e Kulit. Komisioni në këtë rast mund të përfshijë edhe goditjen e qëllimshme me bërryl, në pikën c të nenit 47, që mund ti japë sulmuesit bardhezi një pezullim gjashtë mujor, për lojë të rëndë, vecanërisht nëse përdoret dhunë fizike, duke shkaktuar dëmimtin e rëndë të kundërshtarit. Nuk është koha më e mirë për Nuabueze, që mes dëmtimesh e problemesh shëndetësore, rrezikon të marrë një dënim ekzemplar, që mund ti përfundojë para kohe aventurën në Lac…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *