• |
ide | kryesore

Kontratë pesë vjeçare për 110 milionë euro në total: Alaba trondit shpresat e Chelsea

-Instant, Sport



David Alaba, mbrojtësi austriak i Bayern Mynih, është në qendër të merkatos, që e sheh lojtarin polivalent të përfshihet në idetë e lëvizjeve të klubeve më të rëndësishme europiane. Në skadencë kontrate në muajin qershor, Alaba ishte në listën e klubeve të rëndësishme europiane, por shifra që kërkon austriaku ka bërë të tërhiqen shumë prej tyre. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat angleze, mbrojtësi i ka kërkuar Chelsea (një nga klubet e interesuar për ta marrë bashkë me Manchester City e Real Madrid) një kontratë prej 5 vjetësh për 22 milionë në sezon.

Alaba ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm tek bavarezët, që kanë tentuar ta bindin lojtarin të rinovojë sërisht kontratën, pa arritur ti ndryshojnë mendje austriakut, që e konsideron ciklin të përfunduar në Bavari dhe është në kërkim të një aventure të re. Një lojtar si Alaba, me shumë eksperiencë ndërkombëtare dhe me kualitet të lartë për të luajtur në qendër të mbrojtjes, në të majtë, por edhe si mesfushor difensiv, për më tepër me parametër zero, do të ishte një goditje e madhe në merkato për të cilindo klub që arrin ta bindë, por shifra që kërkon austriaku është nga ato që peshojnë e shumë madje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *