• |
ide | kryesore

Covid i merr jetën një tjetër mjeku

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër mjek ka humbur jetën nga koronavirusi. Nazmi Xhaferri, mjek në spitalin e Gramshit ka humbur betejën me COVID. Lajmin e trishtë e ka dhënë drejtoria e spitalit të Gramshit me anë të një postimi në “facebook”.

Mesazhi në Facebook:

Te nderuar qytetar!

Me hidherim te thelle njoftojme humbjen e jetes se nje prej punonjesve shembullor te Spitalit Gramsh, Z. Nazmi Xhaferri, si pasoje e infektimit me virusin COVID-19 ne krye te detyres.

I ndjeri u be heroi i pare (me shpresen edhe i fundit) i personelit te Spitalit Gramsh, te cilet me vetmohim kane qe nga fillimi i kesaj lufte qe jane gadishmeri çdo dite perballe kesaj pandemie.

Familjaret, koleget dhe dashamiresit percjellin sot nje njeri me shume vlera dhe kontribut ne shoqerine tone duke mos i harruar sakrificat, punen dhe miresine qe ka percjell midis tyre.

Le te sherbeje kjo ndodhi si vepra e fundit e tij si punonjes i shendetesise duke ju drejtuar qytetareve qe te tregojne kujdesin e nevojshem per te shmangur infektimin nga COVID-19 pasi pasojat jane te paimagjinueshme.

Faleminderit per gjithçka!

U prefsh ne paqe!



1 Comment

  1. Perse lapsaxhinjte Shkurdhaku & Bushati nuk e japin reagimin e mjekes se sptalit pas publikimit me titujt ‘ SKANDAL’ te deshmise se 2 motrave per babain e tyre te ndjere, qe gjoja kishte vdekur ne karrige dhe asnje nuk ishte kujdesur per te ?
    Uleritet dhe nxorret zorret e barkut aq shume mbi ate lajm saqe cdo parti do tja u kishte zili per llojin e propagandes se ndyre me vdekjen qe bete.
    E shkrojta para disa ditesh ne lajmin tuaj ‘ SKANDAL’ , qe te presim dhe prononcimin e mjekeve per te pare se si qendron e verteta. Prononcimi i mjekeve erdhi sot ne mengjes.. por ju te lapsaxhinjte jeni shume te vonuar .
    A do ta pasqyroni valle reagimin e mjekes ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *