• |
ide | kryesore

Real Madrid, Benzema mes 9 lojtarëve që do të mungojnë ndaj Atalanta

F1, Sport



Real Madrid në një emergjencë mjekësore në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve kundër Atalanta të mërkurën: Zinedine Zidane ka grumbulluar 19 lojtarë, por mungon Karim Benzema, i cili i bashkohet një liste tashmë të konsiderueshme të të dëmtuarve, plot 9. Në fakt, Sergio Ramos, Militao, Valverde, Marcelo, Carvajal, Odriozola, Hazard dhe Rodrygo do të mungojnë gjithashtu kundër Atalantës.

Benzema gjithashtu humbi ndeshjen e fundit të La Liga kundër Valladolid, sepse nuk ishte rikuperuar ende nga dëmtimi i aduktorit të majtë, ndërkohë testet e sotme konfirmuan një farë përmirësimi, por jo aq sa për ta rrezikuar për transfeërtën e Bergamo.

Të grumbulluar

Portierë: Courtois, Lunin, Altube
Mbrojtësit: Varane, Nacho, Mendy, Chust, Miguel
Mesfushorët: Kroos, Modrić, Casemiro, Isco, Arribas, Blanco
Sulmuesit: Asensio, Lucas Vazquez, Vinicius, Mariano, Hugo Duro



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *