• |
ide | kryesore

“S’jemi të kënaqur me 1 pikë”, Ilir Daja nuk e fsheh zhgënjimin, por tregon edhe çfarë nuk funksionoi

-Instant, Sport



Një pikë e ka lënë fare të pakënaqur teknikun e Partizanit Ilir Daja, ndonëse mungesat e shumta që kishte e kishin bërë ta konsideronte një ndeshje me një vështirësi të madhe: “Nuk jemi të kënaqur me një pikë pavarësisht se duhet respektuar kundërshtari. Asnjëherë nuk kënaqemi me 1 pikë, sidomos te një ndeshje me rivalitet si kjo ndaj Laçit” tha Daja pas ndeshjes.

Një pjesë e parë ritmike, ku shumë raste u shpenzuan dhe skuadrat shkuan sa pranë fitores aq edhe humbjes. E në këtë pikë, Daja mundohet ta shpjegojë cfarë ndodhi, sidomos në pjesën e dytë, kur Partizani humbi shumë nga imponimi I 45 minutave të para: “Ishte një ndeshje me shumë ritëm, ku të dyja ekipet kërkuan ta fitonin ndeshjen. Skuadra kishte pak ekuilibër. E kemi nisur jo mirë ndeshjen. Laçi na kapi 2 herë në kundërsulm. Dëshira sot ishte maksimale, doza emocionale dhe përgjegjësia e ndeshjes ishte në nivelin e duhur. Lamë për të dëshiruar në ekuilibrin taktik, prandaj të dy ekipet kishin shumë raste, që në një ndeshje të tillë nuk duhet të jenë kaq” shpjegoi tekniku i të kuqve.

Pse doli situate nga kontrolli, ka një përgjigje që Daja nuk e fsheh: “Dëshira e madhe për ta fituar ndeshjen i prish ekuilibrat. Çdo lojtar është përgjegjës për manovrën. Nëse dëshira kalon mbi logjikë, ekuilibrat prishen”, përfundoi trajneri i Partizanit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *