• |
ide | kryesore

Duke kërkuar një garanci në show-un e koalicionit opozitar

-Instant, 1, Arkiva, Ide

Nënshkrimi i koalicionit në mes të dy partive më të mëdha opozitare, është më shumë një dëshmi e pamundësisë të asaj që PD dhe LSI nuk bënë dot, sesa një provë e aftësisë së tyre për të luftuar krah përkrah. Ndonëse në tingujt pompozë të himnit të flamurit, megjithëse inskenuan një firmosje të denjë për kryetarë shtetesh, Basha dhe Kryemadhi u zotuan në një dokument që nuk ka asnjë vlerë juridike.


Me kandidatë të veçantë, me programe të ndryshme (si psh mënyrat e taksimit ), me qasje të kundërta për çështje të mprehta të aktualitetit (si psh qëndrimi ndaj oligarkëve të veçantë), ashtu edhe për ndasi ndaj gjykimit të historisë (si qëndrimi për luftën nacional çlirimtare), LSI dhe PD do hidhen në fushëbetejë të ndara. Pra termi koalicion për 25 prillin, është po aq pa kuptim e bosh sa edhe bashkimi artificial i tre fjalëve që e pagëzuan atë: “Shqipëria, shtëpia që fiton”.


Lexo më tej:

Koalicioni PD-LSI/ Fiton “shtëpia” apo Shqipëria?

Shfaqja e këtij 1 marsi është demonstrimi i qartë se dy forcat më të mëdha të opozitës e kishin të domosdoshme të justifikoheshin përballë popullit opozitar, që është shumë më i madh e i gjerë sesa qerthulli i militantëve të tyre. Para pyetjeve që qëndronin pezull, se përse ato nuk arritën të krijonin një front të përbashkët, se pse nuk zhvilluan një konsultim të gjërë publik edhe me personalitete të opozitës jo zyrtare, se përse vendimi për mënyrën se si do të bëhej përballja me Edi Ramën u kyç në zyrat hermetike të vendimarrjes burokratike, PD dhe LSI po mundohen të na hedhin hi syve duke thënë: “Po ja ne në koalicion jemi”.

E vërteta është se interesat e vogla partiake, numri i mandateve që mund të fitojnë për veten e tyre, paaftësia për të menaxhuar zilitë dhe inatet për vende në lista, rezultuan më të rëndësishme sesa krijimi i një fronti unik ndaj atij regjimi, për betejën me të cilin bojkotuan parlamentin dhe nuk morën pjesë në zgjedhje lokale. Pikërisht këtë të vërtetë të trishtë duket se kërkonte të fshihte “koalicioni” i sotëm.

Dhe këtu nuk pi aspak ujë justifikimi se kjo u bë për të maksimalizuar votën e lësëistëve të majtë dhe pëdëistëve të djathtë. Nëse ky do të kish qenë qëllimi i vërtetë i daljes veç e veç në zgjedhje, as njëra parti dhe as tjetra nuk do të kishin pasur nevojë për show si ky.

E megjithatë, nëse është e detyrueshme që në mes çdo të keqeje të qëmtohet diçka e mirë, ajo mund të gjendet edhe tek marrëveshja e sotme. Pavarësisht se PD dhe LSI u treguan të pazonjat të farkëtonin një bllok të vetëm kundër Ramës, me këtë nënshkrimin ato dhanë një garanci se, pas 25 prillit, nuk janë të gatshme të bashkëqeverisin me të. Pra, në këtë këndvështrim, ndonëse nuk u treguan të gatshme deri në vetëflijim për t’u përballur me regjimin, ato së paku u zotuan se nuk do të shërbejnë nesër si paterica të tij.

©Lapsi.al

25 Comments

  1. OR KY MERO GELBAZA SI JA PUBLIKOJ DOSJEN E EDI RAMES DHE E MBANE TE WIKIPEDIA E EDI RAMES -SE EDI RAMES NUK I PUNON VEGLA?!! thotë:

    ZOTI ANDI A ESHTE E VERTET SE KUR E SHQELMUAN NE KOKE DHE NE BOLE CUNAT PROBLEMATIK TE PAGUAR NGA EDI RAMA NE NJE DEAL TE BERE ME DOKTORIN MOS ME I KAP TRIMAT, JU ZOTI ANDI E KENI SHURRUAR NE SURRAT PER TI LARE GJUKUN NGA SURRATI YMER GELBAZA KELLIRES

  2. Sipas parimit se te vetmet gjera te sigurta dhe me garanci ne Toke jane Vdekja dhe Taksat, firmetaret e ketyre 2 partive nuk perbejne asgje anormale!
    DOMOSDOSHMERI ama, eshte sot per shqiptaret SHPORRJA ME CDO KUSHT E RAMES DHE SEKTIT KRIMINAL TE KEQPAGEZUAR ‘RILINDJA’!

  3. GREG KRISTAQ RAMA ME DY BABA;MERO BAZE THOTE SE ESHTE I KRISTAQIT, KURSE EDI RAMA THOTE ESHTE I TIJ-KUJT TI BESOJM thotë:

    ZOTI BUSHATI JU LUTEM PYETENI SONTE BATON HAXHIUN 2 PYETJE? QKA MENDON QE ALBIN KURTI (SHPRESOJM TE BEJ) TA PROPOZOJ DITMIR BUSHATIN PER PRESIDENT TE KOSOVES,DHE KY GREGU ESHTE I EDI RAMES APO KRISTAQ RAMES ?!

  4. “…ato së paku u zotuan se nuk do të shërbejnë nesër si paterica të tij.”

    E ke thënë në rreshtin e fundit, nuk është shumë por është e mjaftueshme për të përçuar idenë se opozita në asnjë çast nuk do të bashkëpunojë me Ramën, mund të dali parti e parë por nuk do formojë dot qeveri nëse nuk merr 71 deputetë, e ku PD me aleatet së bashku me LSI kanë bërë premtim elektoral që nuk do hyjnë me Ramën në qeveri.

    Nëse sovrani nuk është i kënaqur me këto 8 vjet të kësaj qeverisje të çmendur, as nuk i duhen koalicionet dhe listat e përbashketa midis këtyre dy partive për ta rrëzuar, nuk mund të jetë kurrsesi rezultat i ngushtë.

    Beteja kryesore është të mos vidhen dhe manipulohen votat si në 2017.

  5. Bushat, une jam midis shume te keqes e te keqes ke te zgjedh? Ky i gjati ta shpif, keto te tjeret te sjellin zorret ne gryke, gjithsesi ky i gjati na eshte bere si korona virusi! Ta heqim qafe duke mbyllur hyndet per keta qe do vine!

  6. Ne pergjithesi une jam Ok me mendimet dhe idete e tua , por sot jo , z.Bushati . Jam dakort me ty qe nuk duheshin dy grupime opozitare , por nese ti mendon dhe je me idene se duhet te ishte nje grupim i perbashket , une mendoj se duhet te ishin tre grupime .Mendoj se kjo menyre e konceptimit te opozites me tri grupime do te ishte me idelaja per maksimalizimin e votes . Ka shume motive se pse duhet te ishin tre grupime por me kryesoret mendoje se jane :

    1 LSI nuk eshte partiçke por nje parti qe sigla i vlen me shume sesa nje pushtet . LSI eshte nje parti ambicioze
    dhe duhet te kenaq shume njerez , gje qe ne nje liste te pebashket nuk do ta kishte kete lux .

    2 Partite e tjera duke filluar nga PR . LZHK ,PAA , PDIU , kane treguar se kur kane te sigurt mandatin e liderve te
    tyre , e ulin rimin e luftes per vote sepse jane parti liderash (ndoshta perjashto PDIU) . Kete na e mesoi me se
    miri fushata e 2017 . Ndersa po te beheshin bashke te gjitha keto parti , lideret e tyre do beheshin “grifsha”
    per perfitimin sikur edhe te nje vote te vetme . Per partite e tjera nuk po flas fare se nuk ja vlen , siçthone
    Vlonjatet ekzistojne thjesht per mungese varri .

    3 Numri i kandidateve do te ishte me i madh dhe njekohesish reputacioni i individit do te sillte akoma me shume
    vota . Keshtu te sigurt si jane sot keto parti , kandidatet(lideret) e tyre nuk motivojne as vellane e tyre .

    4 Ne çdo qark problem do jene mbetjet per fitimin e kandidatit te fundit . Kush ka studiuar probabilitet e dine se
    tre shanse jane me mire sesa dy por gjithsesi duhet edhe pak fat .

    5 Grupimi i trete , per te siguruar sa me shume vota dhe per te futur brenda opozites çdo vote , biles edhe te
    te zhgenjyerve nga ky sistem , me marreveshje mund te perdorte edhe sistemin e hapjes se listave 100% . Kjo
    do ti maximalizonte votat per kampin opozitar .

    Largimi i te gjatit tone eshte domosdoshmeri por jo zgjidhja .
    Gjithsesi , kushdo qe te fitoje nuk mund te beje çudira ne nje vend ku çdo gje eshte per se prapthi .
    Duhet patjeter nje rikompozim i sistemin zgjedhor , duhet nje rikompozim i sistemit kushtetues qe kemi ngritur , duhet te vendoset drejtesia dhe pandeshkueshmeria te marre fund nje here e pergjithmone , duhet te largohen kriminelet dhe injrantet nga pushteti por mnbi te gjitha duhet njerzillik , ku perveçse te mendojme vetem per vete te mendojme edhe per me te vobektit edhe per vendin tone . Ta ndjejme veten mire atehere kur te gjithe te jemi mire dhe jo kur ti si individ te jesh mire .
    Dhe ne fund , ne jemi duke pershkruar nje rruge qe bota perendimore ka mbi 200 vjet qe e ka nisur . Fatkeqesisht nga perendimi morem te gjitha “semundjet” dhe jo “melhemin” . Ne keto 30 vjet i kemi bere me shume keq vetes ne vete sesa pushtuesit ne mijra vite . Nuk ka ngel gje qe ta shpikim ne , rrota dhe zeroja kane mijera vjet qe jane shpik , ne thjesht duhet te jemi kopjac te persosur te “melhemit” perendimor dhe atij botror . Jemi aq te vegjel , jemi aq pak saqe edhe nje dite e vetme e vajtur dem eshte mekat . Zoti na ka falur nje vend te mrekullueshem me te gjitha te mirat e mundeshme , eshte mekat ta çojme akoma dem kete miresi te Zotit . TUNG

  7. Lakra lakra mish jahni.
    Nje konglomerat hajdutesh dhe banditesh shpallin programin e opozites.
    Camet e Idrizit jane bere bashke me greket ,ujqit e Pd jane bashkuar me Cakajt e LSI,te gjithe te bashke presin te shqyejne prene qe do tja japin delet popull.
    Basha ka ngel te na dali me rroba banjo,Meta te na dali me gersheret e deleve dhe na japin emrin popull.
    Nje gruaje i vdiq nena dhe Basha i tha –mos u merzit se me 25 prill do tja u ngjall nenen,
    Me kujtohet Berisha qe i tha ne Vlore nje gruaje qe kishte vdekje ne shtepi–Zonje ,me gezim marr pjese ne hidherimin tuj¨.
    Jane bere Klloun te gjithe,Rama ,Basha,Meta dhe halete qe i shoqerojne.

  8. Dëmi më i madh që kanë bërë mediat mainstream, mediat sociale, tribunat politike, kafenetë, etj., është dëmi që u ka zbuluar vilat e reja ose u ka sulmuar vilat në Gjirin e Lalëzit. Dëmi është se vilat ua ka kthyer në obsesion. Gjatë vitit të fundit, në opozitë, Lulzim Basha i PD, i ka shtuar inventarit familjar edhe tre vila të tjera, dy në Tiranë dhe një në Hamallaj. Kryemadhi e LSI, duke u fiksuar te vila e Lalëzit, u ka kërkuar shqiptarëve: “Ma dorëzoni mua Shqipërinë se do ta bëj si shtëpinë (vilën) time”. Dokumentarët me dronë mbi Lalëz, mbi ish qendrën Partizani, etj., u ka krijuar fiksimin e mbrojtjes së vilave dhe pallateve të përfituara vjedhurisht. Tani ky është obsesion që vjen në sloganin e tyre ‘Shqipëria, shtëpia (vila jonë) që fiton’.

  9. o bushat ca muhabet kari ben. rama del parti e pare dhe i lind e drejta te formoje qeverine. edhe nese i mumgon ndonje deputet (ose 5) per me kap 71 do e gjeje tek dulet duket e mehdinjte qe jane ne listen e bashes. kshu qe fli i qete se mbas 4 vitesh flasim prap

  10. o bushat ca muhabet kari ben. rama del parti e pare dhe i lind e drejta te formoje qeverine. edhe nese i mumgon ndonje deputet (ose 5) per me kap 71 do e gjeje tek dulet duket e mehdinjte qe jane ne listen e bashes. kshu qe fli i qete se mbas 4 vitesh flasim prap

  11. Koalicinoni opozitar:

    Like floriri – president
    Sali doktor mortja – kryetar kuvendi

    Luli kllufi saliut – kminister
    Mona doktoreshe shkencash – zvkministre
    Clirimi cuni rustem gjates – min drejtesie
    Fatmir gerdeci – min mbrojtje
    Gaz pederasti – min i familjes
    Haxhinasto – min i ekononise

    vaj medet per ket opozite.

  12. Kur regjimi vret protestuesit paqësorë dhe pastaj ia del t’ua faturojë vrasjet vetë protestuesve, të fshijë regjistrimet filmike të ngjarjes nga kamerat e qeverisë, të pengojë arrestimin e ekzekutorëve të protestuesve dhe, më në fund, të mos dënojë askënd për vrasjet, përkundrazi t’iu thotë opozitarëve se “herën tjetër do ju ekzekutoj si banditë po iu afruat zyrave apo edhe një poste policie”, këtu s’kemi të bëjmë me diktaturë. Kjo është demokraci e shkallës më të lartë, e ideuar nga babai i demokracisë shqiptare, z. S. Berisha dhe e vënë në jetë nga biri i tij shpirtëror e moral, z. Basha

  13. Sali Berisha foli hapur, duke dalë kundër Grida Dumës të cilës mesa duket akoma nuk ia ka falur humbjen turpëruese në Durrës. Duke i rënë në kokë Dumës, Berisha në fakt po i bie të gjithë skemës së Bashës, i cili ka katapultuar njerëz pa marrë më parë OK nga lideri historik. Në gjithë këtë histori, janë dy gjëra shumë te thjeshta që Berisha i tregon hapur. Së pari që zonja Duma si humbëse e provuar nuk mund të jetë në zonën e tij elektorale dhe së dyti, që PD është në një kaos ku askush nuk e di ku do jetë në listë pasi Basha ka kthyer çdo formulë përzgjedhjeje përmbys.

  14. Ishte një show politik nënshkrimi i kësaj marëveshje, apo ishte një lëvizje e domosdoshme për tju mbyllur gojën gjithë atyre që përhapin me zell propogandën e Ramës, se LSI apo PD mund tja dredhin njera tketrës e të bëjnë koalicion me PS ?
    E di se edhe pas kësaj marëveshje, ndonëse Rama e papagejt e tij, nuk kanë më sy e faqe të vazhdojnë me propogandat mashtruese, por ka një kategori Lencësh e Batonësh që do ta vazhdojnë akoma këtë lloj propogande.
    Sa i takon funksionalitetit të kësaj marëveshje, i besoj shumë më tepër sondazhit të Fevziut gjatë emisionit të mbrëmshëm qe 72% e ndjekësve e miratonin si funksionale, se sa të gjitha sondazheve me grekër e markezër socialistë që bëjnë mediat e kapura nga Rama.
    Një gjë më bën përshtypje.
    A thua qenkan të gjithë liderët e opozitës kaq budallej që dashkan të humbasin këto zgjedhje, e qenkan më të zgjuar vetëm analistët e majtë që i ha meraku për opozitën ?

  15. Sali Berisha ka vendosur që të kandidojë vetë në Tiranë, pikërisht në qarkun kryesor të vendit ku vetë Lulzim Basha ka menduar të jetë në krye të listës.

    Por duke qënë se listat janë të hapura, askush nuk mund të mendojë se një demokrat i thekur i Kavajës, Kamzës e Bathores, Vorës apo dhe në Tiranë mund të dyzohet për të zgjedhur mes emrit tëe Bashës që është i pari në listë dhe Berishës që mund të jetë dhe i pesti, që të votojë për kreun e PD.

    Parë në këtë këndvështrim, Sali Berisha mund të “thithë” shumicën e votave të këtij qarku duke e zhvendosur Lulzim Bashën në vendin e dytë apo akoma më poshtë në renditjen përfundimtare të 36 kandidatëve për deputetë të qarkut të Tiranës.

    Dhe ky është një “demonstrim force” i Sali Berishës për të treguar se vijon të mbetet drejtuesi real i PD, me mbështetjen më të madhe në radhët e demokratëve e mbështetësve të kësaj partie.Dy kambere ne nje dere kur njeri Pjerdh dhe pd i mban ere

  16. Është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Ilirit dhe Saliu dhe pastaj ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi ose kokën e Lulit, a ka më thjeshtë se kaq dhe është shumë e qartë pse e duan Lulin para zgjedhjeve, por këtu problemit nuk është Meta, por Lulzim Basha që nuk ka këllqe, që nuk ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do t’i bëjnë të nesërmen dhe as kur aleati i tij i madh thotë “unë amerikanët i kap për veshësh

  17. Kesaj i thone shih me sy e plas me zemer.
    I vijne verdalle Rames si pordha neper breke.
    Me Moniken e Lulin Rama vdes ne pushtet.
    Cdo lloj sondazhi tregon epersi te te majtes.
    Gjithe zhurma qe behet eshte te mbash ne menyre artificiale te karikuar elektoratin.
    Ska asnje vlere, per te mos thene qe do jete zhgenjim i madh.

  18. Në vitin 2017, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se nuk do të bashkohet më më Lëvizjen Socialiste për Integrim. Por sot, pas 4 viteve Lulzim Basha në një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi u bashkuan në aleancë.

  19. Kur regjimi vret protestuesit paqësorë dhe pastaj ia del t’ua faturojë vrasjet vetë protestuesve, të fshijë regjistrimet filmike të ngjarjes nga kamerat e qeverisë, të pengojë arrestimin e ekzekutorëve të protestuesve dhe, më në fund, të mos dënojë askënd për vrasjet, përkundrazi t’iu thotë opozitarëve se “herën tjetër do ju ekzekutoj si banditë po iu afruat zyrave apo edhe një poste policie”, këtu s’kemi të bëjmë me diktaturë. Kjo është demokraci e shkallës më të lartë, e ideuar nga babai i demokracisë shqiptare, z. S. Berisha dhe e vënë në jetë nga biri i tij shpirtëror e moral, z. Basha.turruni o shpellkare byrektoriste neper portHalet e salihut dhe Qimit shkruani ato qe elona meco ju pregatit të byrektorja

  20. Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë publik Raportin e Strategjisë Kombëtare të Kontrollit të Narkotikëve duke vënë theksin tek pastrimi i parave dhe Kontrolli i drogës dhe lëndëve narkotike. Raporti vë në dukje se Shqipëria ka patur progres me zbatimin e ligjit anti-Mafia, duke sjellë në vëmendje konfiskimin prej 40% të pasurisë së Klement Balilit, njohur si ‘Eskobari i Ballkanit’ dhe sekuestrimin e bizneseve të shumta të Ylli Ndroqit, i cili dyshohet se ka organizuar trafik narkotikësh në Turqi dhe Itali

    Raporti gjithashtu thekson se ndryshimet e fundit ligjore dhe të politikave kanë përmirësuar aftësinë e Shqipërisë për të luftuar pastrimin e parave dhe krimet financiare

  21. Me mre, drejte e optimist, nga te gjithe komentet, eshte komentuesi me 7 x, origjinal pa asnje konfrontim. Por une kam nje mendim jo kundeshtues, por plotesues ne drejtim te pakices si popull. Eshte e vertete se nuk jemi me shume se tre mil, por ka popuj te tjere qe jane me pak, e kane zhvillim te pa kapur, sepse,,,,ata kane nxjerre udheheqes qe kane punuar e menduar per vendin e popullin e tyre, e ndersa tek ne dihet se cfare mamuthesh te pa ngpour jane bere pushtetare ne saje te shfrytezimit te prapambetjes ekonomike e kulturore. Pastaj te mos analizojme metodat anti ekonomike e demokratike qe kane ndjekur sipas sistemit qe trasheguam..Per artikullin e z, BUSHATI, theme qe esenca e bashkepunimit opozitar, sot eshte emergjenca e largimit te krye mashtruesit e kryetarit te banditizmit njerezor, shteteror narkotikut RAMA Fundja, me mire paksa do behet, se sa te rrojme ne mashtrime e genjeshtra hipokritesh. Per mua , jemi popull qe nuk e kuptojme opozitarizmin, si linje e cdo populli. Ishalla i vijne mende.

      1. Po pse ngatërohesh kot me Ramë, Berishë apo “shik” ?
        Ke si kryetar Kuvendi ish ministrin e mbrendshëm të diktaturës enveriste, që ishte njëkohësisht edhe shef i sigurimit.
        Kush e zgjodhi Gramozin në këtë post, a mos Berisha apo “xixa”.
        E zgjodhi Edveri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu