• |
ide | kryesore

Koalicioni PD-LSI/ Fiton “shtëpia” apo Shqipëria?

-Instant, 2018, Kryesore, Lajme



Dy partitë më të mëdha të opozitës po mundohen të justifikojnë daljen e tyre veçmas në zgjedhje përmes një koalicioni simbolik për të qeverisur së bashku pas votës të 25 prillit. “Ky është një bashkim për të ndryshuar Shqipërinë. Tani ka ardhur çasti të bashkohemi, tani ka ardhur çasti të fitojmë së bashku për Shqipërinë, për familjet tuaja, për çdo shqiptar” tha Basha gjatë ceremonisë së nënshkrimit, ku pika më e rëndësishme është ajo për ta ndarë pushtetin sipas asaj që partitë do të fitojnë në zgjedhje. Monika Kryemadhi e quajti atë një ditë historike për PD dhe PS por pa e shpjeguar se çfarë kishte të veçantë në këtë shfaqe.

Basha pas marrëveshjes me LSI: Rrugëtimi për të ndryshuar Shqipërinë nis sot

Përtej luajtjes së himnit kombëtar, dhe ceremonialitetit të nënshkrimit marrëveshja nuk ka asnjë fuqi juridike, por vetëm simbolike. Ajo më shumë i ngjan një lloj justifikimi post faktum të faktit se përse opozita nuk doli e bashkuar në një front të vetëm kundër Ramës. Dhe më mirë se gjithçka kjo tentativë e sforcuar për bashkim artificial duket qartë në slloganin e koalicionit, që i ngjan një bashkimi mekanik të fjalës “shtëpia” që gjendet në slloganin e LSI që i është bashkangjitur “Shqipëria fiton” të PD. Bashkë ka dalë një frazë pa kuptim: “Shqipëria, shtëpia që fiton”.
Ana tjetër e marrëveshjes me 13 pika është fakti se branda saj nuk gjendet asnjë angazhim konkret dhe i fortë dhe as ndonjë afat për realizimin e ndonjë premtimi të caktuar. Më shumë drafti i firmosur i ngjan frazave parafabrikat si pika 11 (lexo tekstin poshtë).

Pra e thënë shkurt ngjarja e sotme qe më shumë një shfaqe për të zbutur një realitet: atë që PD dhe LSI, nuk bënë dot një koalicion mes tyre.

©Lapsi.al

ImageImageImageImage

 



26 Comments

  1. Sikur e ka shkruar Erion Veliaj këtë shkrim.
    E them këtë sepse sa dëgjova nga Klani i Frangajt një fjalim gati gjysëm ore të tij në Rogozhinë e që kishte po këtë përmbajtje.
    Do të prisja që në situatën e krijuar politike të Shqipërisë, nga keqqeverisja skandaloze e Ramës, tju bëhej thirrje “thurrjeve” e partiçkave të tjera që ti bashkohen opozitës për të rrëzuar kryeministrin më të keq të këtyre 30 viteve, siç e ka ciësuar ky portal, e jo të bëhet diversion kundër opozitës.

    1. Mire e kan then. Fiton shtepia, fundia nuk cuditem se gjithmon per shpit e tyre kan menduar. Po ne ca do fitojm?

  2. Pse e shihni kaq jetik koalicionin parazgjedhor PD-LSI?
    Duke e ditur qe eshte gati e pamundur te futesh ne nje liste dy parti jo te vogla me sistemin zgjedhor qe e prishi Rama ne baze te llogarive te tij.
    E rendesishme eshte qe ti tregohet bazes se tyre dhe elektoratit te djathte, majte dhe gri se keto parti nuk do te bashkepunojne mbas zgjedhjeve me Ramen, pra do kete ndryshim dhe do keputet zinxhiri 8 vjecar.

    Mesazhi eshte i thjeshte: Votoni ke te keni deshire, por Ramen jo pasi ai do nuk do formoje qeveri mbas 25 Prillit.

  3. Koalicioni eshte fitues persa kohe SHPORRET RAMA ME BANDEN ‘RILINDJA’!
    Shqiptaret jane te fituar gjithsesi me largimin e tij!

    1. Iku rilindja dhe çfare? Nje “rilindje” tjeter do te vije do te te vije . Ketu mund te fitoje kushdo por nje gje eshte e sigurt , te vetemit qe nuk fitojne jane shqiptaret .Eshte per te ardhur keq se ku perfunduam .
      Te duash te jesh i lire ne kete vend do te thote te jesh pa shpres dhe pa dinjitet sepse vijne partite e ti perdhunojne lirite dhe te drejtat e tua .

      1. O Zot na ruaj se sa shumë ju a ka shplarë trurin shqiptarëve propoganda komuniste.
        Jo, jo dhe jo parti tjetër.
        Ne duam vetëm një parti, Partinë e punës me emra e bojna të ndryshme.
        Ky “filozofi” këtu sipër, na paska gjetur një mënyrë tjetër qeverisje.
        Pa parti fare sepse partitë qënkan e keqja që e pengojnë lirinë.
        Sipas tij duhet që shqiptarët të jenë të gjithë në listë për kryeministër, të hidhet një short kombëtar e kujt ti bjerë gogla, ai të krijojë qeverinë e të qeverisë derisa të ikë nga kjo botë.
        Si në bandat e hajdutëve.

    2. Ku e hodhe fallin qe koalicioni eshte fitues ne Llumin e Mutit Kristaqit……… apo ne p……n e satome?

      1. ik ore 80-leksh, cop muti e suflake e ndyr. ik ore te qifsha listen e dasmes se mutra is puna jote na kan marr, me qaf. mir keta qe skan fund me babezin e tyre, po ca tu bejm suflakeve si puna jote qe atyre qe u qin mamin u thon babe.

  4. Po te ishin ne nje liste nuk kishte hapesire per ta ndare pushtetin sipas asaj qe do fitohet ne zgjedhje. Kjo eshte banale por eshte edhe moralisht e rendesishme. Cdo kush duhet te perfaqesohet ne qeveri ne baze te asaj qe sjell numerikisht sepse cilesisht per te qene te sinqerte LSI nuk duhet te kete as drejtori lere me ministra apo zot na ruaj presidente.

  5. Nastradini qeshte kur i ndodhte ndonje fatekqesi dhe qante kur i ndoshte ndonje e mire . Sepse sipas tij , mbas çdo te mire vjen nje e keqe dhe mbas çdo te keqe vjen nje e mire . Kushdo qe ta fitoje kete gare maskarenjsh e xhahilash nje gje eshte e sigurt , une kam filluar te qesh qe tani .

      1. PO SHUME MIRE E PASKA THENE Arb . APO TE VJEN KEQ NGA E VERTETA TY O MILITANT IDIOT ? NA MYTEN SUFLLAQEXHINJTE E PARTIVE .

  6. ESHTE HARTUAR AQ NXITIMTHI DHE SA PER TE MYLLUR GOJEN E NJEREZVE SAQE AS VETE KETA QE E KANE HARTUAR NUK BESOJ SE JU PELQEN . KESAJ I THONE HIDHI TRUTE E GAMORIT SA TE MARRIM PUSHTETIN SE NE UJQERIT DO MBRETESOJME GJITHMONE.

  7. Kjo vetem marreveshje nuk mund te quhet. Ngjan thjesht me nje deklarate te perbashket per ate cka ndermend te bejne nqs vijne ne pushtet

  8. Do behemi bashke per te qen vec. Vari lesht. Po keta te LSI nuk i shof dot sa rrac e keqe jane. Zhdukja e kesaj Partie eshte detyre patriotike. Ore dhe ti persekutosh si Enveri se jane njerez llum. Llum fare

  9. Basha dhe Kryemadhi shoqëroheshin nga ata që pritet të jenë ministrat e Qeverisë së PD-LSI, nëse vijnë në pushtet.

    Gazmend Bardhi, Grida Duma, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Alfred Rrushaj, Erisa Xhixho, Luan Rama, Petrit Vasili pritet të jenë ministrat e Qeverisë PD-LSI.

    Kuptohet, nuk kanë qenë të gjithë, pasi pjesë e Qeverisë ka deklaruar se do të jetë edhe Edi Paloka, por një post e synojnë edhe Flamur Noka, Xhelal Mziu, Ervin Salianji, Endri Brahmillari, Agron, Duka, Fatmir Mediu etj.
    O shpellkare te byrektores se pd ne katin e dyte me Shefi elona mecon keta emra do keni ne qeveri ne qoftese keta me nga pese vila secili do ti vijne ndonjehere ne qeveri

  10. Të jetë vërtetë kaq naiv ai që ka shkruar këtë shkrim e të mos ta ketë kuptuar se thirrja për të ruajtë shtëpinë e shqiptarëve, Shqipërinë, drejtohet sepse 70% e tyre duan ta braktisin ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *