• |
ide | kryesore

Manipulimi me vaksinat/ Premtimet boshe të Ramës si fushatë për 25 Prillin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Këtë të hënë kryeministri Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u përfshinë në një situatë qesharake që dëshmon se gjetja e vaksinave është një proces i marrë peng nga Edi Rama, në funksion të fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 Prillit.

Sot ishte njoftuar mbërritja e më shumë se 15 mijë dozave në aeroportin Nënë Tereza nga kompania Pfizer. Ogerta Manastirliu e përsëriti vetë në parlament, se vaksinat do të vinin sot. Por duket se pati një problem. Edi Rama udhëtoi këtë të hënë drejt Brukselit, i thirrur nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Siç duket, angazhimi i kryeministrit jashtë vendit e bënte të pamundur praninë në ceremoninë e mbërritjes së vaksinave në aeroportin Nënë Tereza.

Gjatë pasdites, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vaksinat nuk do të vinin sot, por të martën . Në njoftimin zyrtar thuhej se: “Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë”.

Por rreth orës 21:30, Edi Rama ishte në Rinas. Sapo ishte kthyer nga Brukseli. Erdhi Rama, erdhën edhe vaksinat. ERTV ndezi sinjalin e ceremonisë live. Rama doli personalisht para kamerave dhe njoftoi mbërritjen e vaksinave, ndërsa premtoi mijëra të tjera në Prill.

Mohimi i vaksinave, nëse Rama nuk do kishte qenë i pranishëm fizikisht, është një vendim që bën sens si pjesë e një përpjekjeje për ta personalizuar procesin e kërkim-sigurimit të vaksinave duke e shndërruar në një mision ekskluziv të Edi Ramës.

Kjo e vaksinave është shndërruar tashmë në një fushatë paralele me atë të PS-së për 25 Prillin. Sllogani “Shqipëria buzëqesh” dhe posterat që kanë veshur ambjentet e brendshme nëpër stadiume janë elementë të propagandës, që ka në epiqendër vetëm një njeri, Edi Ramën.

Personalizimi i procesit nisi me vizitën e tij në New York, ku Rama shkoi të takojë vetë drejtuesit e Pfizer, për t’i bindur t’i shisnin sa më parë vaksinat për Shqipërinë.

Edhe 975 dozat e para të vaksinave që u futën në Shqipëri, Rama tha se i kishte gjetur nga “një vend mik” emrin e të cilit nuk e tregoi. Ndërsa fliste me gazetarët, u shpreh se një nga arsyet se pse kishin ardhur këto vaksina ishte se “keni kryeministër Edi Ramën”.

Duke u përpjekur t’i kthejë në sukses përpjekjet e tij përtej kapaciteteve si kryeministër i një vendi të vogël, premtimet janë kthyer në gënjeshtra brenda pak javësh.

Zbulohet gënjeshtra me zë e me figurë/ Rama kapet ‘gafil’, çdo javë premton se do na vijnë 40 mijë doza vaksine

Në datën 1 janar, në një konferencë për mediat, tha se produkt i vizitës së tij në Neë York ishte një kontratë që i siguronte Shqiërisë 500 mijë doza nga Pfizer. Kur kontrata u zbulua nga mediat, doli në pah se dërgesa për 500 mijë dozash ishte e shtrirë në kohë përgjatë një viti dhe vaksinimi masiv mund të niste vetëm në vjeshtë.

Po gjatë kësaj konference Rama premtoi “10 750 doza të kësaj kontrate (me Pfizer) do të mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit, 30 250 doza të tjera do të vijnë në shkurt e tjerat me radhë, muaji pas muaji.”

Java e tretë e Janarit erdhi shpejt dhe premtimi për mbërritjen e 10 mijë dozave rezultoi një fiasko. Për mosmbajtjen e premtimit, fajësoi kompaninë Pfizer, por ndërkohë foli për një marrëveshje tjetër me Astra Zeneca.

“Ne kemi vetëm një spostim në kohë, pasi dozat e para të Pfizer duhet të vinin në javën e tretë të janarit dhe sipas konfirmim të fundit, dozat e para mbërrijnë sot në darkë. Do të vazhdojmë me faza. Jemi shumë afër një marrëveshje përfundimtare me Astrazencën, po vazhdojmë kontaktet me disa vende. Janë 3 shtete që vazhdojmë kontaktet dhe jemi në rrugë të mbarë. Për momentin mund ta them pa optimizëm të ekzagjeruar se skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh, nuk ka rënë akoma.”

Manastirliu tregon se kur pritet të vijnë furnizimet e vaksinës kundër COVID-19 nga COVAX

Në vend të 10 mijë dozave që kishte premtuar në javën e tretë të janarit, erdhën 1170 doza. Në datën 2 shkurt, kur shkoi për të pritur kutinë frigoriferike në Rinas, kryeministri bëri një tjetër premtim. Kësaj radhe për 40 mijë doza të tjera brenda muajit shkurt.

“Në mesin e shkurtit mbërrijnë 10 mijë e kusur dozat e parashikuara dhe brenda shkurtit vijnë 30 mijë e kusur doza të tjera, sipas angazhimit të darkës së vonë mbrëmë. Ne jemi gati të vaksinojmë të gjithë mjekët dhe infermierët dhe të fillojmë me ato që janë në moshën më të thyer, që janë kategoria A e qytetarëve për fillimin e vaksinimit” tha Rama.

Premtimi rezultoi sërish i pavërtetë. 40 mijë dozat e premtuara nuk erdhën në muajin shkurt. Në vend të tyre erdhën rreth 15 mijë doza.

Por pavarësisht dozave të pakta që arrinte të siguronte, premtimet vazhdonin të ishin bombastike. Në datën 22 shkurt, nga Rinasi ku shkoi të priste frigoriferin e vogël me rreth 8 mijë doza premtoi 360 mijë të tjera.

“Vazhdojmë çdo ditë përpjekjen për të finalizuar një marrëveshje të rëndësishme me një shtet mik për një sasi prej 360 mijë dozash të vaksinës Astra Zeneca. Jemi në komunikim intensiv me dy shtete të tjera me synimin që të shtojmë sasinë e vaksinave në mënyrë që të mos kemi në asnjë moment ndalim, të rrisim tempin pozitivisht me objektivin e shpallur që të vaksinojmë të gjithë popullatën brenda pak muajve” u shpreh Rama.

Një vaksinë për të shpëtuar Ramën nga vetvetja

Sot, në Rinas, mbërritja e rreth 15 mijë dozave nuk e ndali hovin e premtimeve. Ndërsa fliste në kamerën e ERTV, Rama tha se në Prill do të vinin edhe 30 mijë doza të tjera nga Pfizer. Në Prill janë edhe zgjedhjet, fatin e të cilave, Rama duket se po e lidh çdo ditë e më shumë me sasitë e vaksinave që po sjell në Rinas. Në të gjitha rastet, dozat e premtuara janë më shumë se ato të siguruara.©Lapsi.al



19 Comments

  1. Po ca rendesie ka qysh e tek sa te cuditshem jeni. Rendesi ka qe erdhen nja 10mije e do vaksinohen shume te moshuar

    1. Cdo dite deklarohen nga 20 persona qe humbin jeten si pasoje e covid 19 dhe sufllaqja e vogel thote qe nyk ka rendesi se sa vaksina vine. Ik o qenje e neveritshme. Me 10 mije vaksina vaksinohen 5 mije njerez. Nderkohe Izraeli thuajse e ka perfunduar procesin e vaksinimit ndersa UK ka vaksinuar mbi 33% te popullsise. Le te shpetojne 5 mije njerez, packa se kane vdekur 7-8 mije deri tani dhe kushedi sa do vdesin deri sa te krijohet imuniteti i tufes, gjithmone nese do krijohet ndaj ketij virusi.

        1. E drejte, ne duhet te krahasohemi me mozambikun dhe kongon,
          se me izraelin dhe italine as behet llaf, por as me Kosoven e Maqedonin nuk krahasohemi dot

  2. Kur regjimi vret protestuesit paqësorë dhe pastaj ia del t’ua faturojë vrasjet vetë protestuesve, të fshijë regjistrimet filmike të ngjarjes nga kamerat e qeverisë, të pengojë arrestimin e ekzekutorëve të protestuesve dhe, më në fund, të mos dënojë askënd për vrasjet, përkundrazi t’iu thotë opozitarëve se “herën tjetër do ju ekzekutoj si banditë po iu afruat zyrave apo edhe një poste policie”, këtu s’kemi të bëjmë me diktaturë. Kjo është demokraci e shkallës më të lartë, e ideuar nga babai i demokracisë shqiptare, z. S. Berisha dhe e vënë në jetë nga biri i tij shpirtëror e moral, z. Basha

    1. O kokëmut në SHBA Trump u hetua nga Kongresi për nxitje të dhunës, ndërsa edvini që i çoi njerëzit si bagëti para kryeministrisë jo vetëm që nuk u hetua por hiqeni edhe si viktima të pafajshme, sikur policia dhe garda ju vranë ju haleve e jo se ju pisa i provokuat për rethh 4 orë me dhunë kriminale horrash e kriminelësh ordinerë.

  3. Per te dhene keto premtime boshe elektorale primitivet jane duke shkallmuar besimin te vaksinat.

    Nga njera ane deklarojne qe transporti i sigurte i vaksinave, te cilat duan kujdes dhe kushte superspeciale transporti dhe menaxhimi, do shtyhet me 24 ore dhe me pas me nje sms te Rames i ngarkojne ne avion dhe mberrijne ne te njejten kohe me sulltanin.
    E gjitha kjo per te bere ate spotin propagandistik bajat ku asnje nuk buzeqesh.

    Cdo dite e fitojne bastin a mund te behen me qesharak se heren e fundit.

  4. Sali Berisha foli hapur, duke dalë kundër Grida Dumës të cilës mesa duket akoma nuk ia ka falur humbjen turpëruese në Durrës. Duke i rënë në kokë Dumës, Berisha në fakt po i bie të gjithë skemës së Bashës, i cili ka katapultuar njerëz pa marrë më parë OK nga lideri historik. Në gjithë këtë histori, janë dy gjëra shumë te thjeshta që Berisha i tregon hapur. Së pari që zonja Duma si humbëse e provuar nuk mund të jetë në zonën e tij elektorale dhe së dyti, që PD është në një kaos ku askush nuk e di ku do jetë në listë pasi Basha ka kthyer çdo formulë përzgjedhjeje përmbys.

  5. O ndyrresire.

    Rregullo shendetesine se falimentuat ekonomikisht dhe po ikin per lesh shqiptaret.

    Spital amerikan brenda sptitalit ushtarak.

    Cfare maskaralleku ke 8 vjet dhe nuk ishte prioritet shendetesia.

  6. Pallosh , çdo dite e me shume po na bind se ti je e keqja e ketij vendi .
    Te reklamosh veten edhe mbi vdekjen veçse nje egocentrist si ty mund ta beje .
    Zoti past meshire per ty .

  7. Ky kryem…… i neveriteshem e i peshtire po i mer shqipetaret per budallenj .Me 30000 vaksina ky mashtrues nuk vaksinon dot mjeket, ifrmieret , pastrueset e spitaleve .Supozojme se do i vijne 300000 vaksina e sa do vaksinoje ky mashtrues? Llogari e thjeshte do vaksinoje 150000 persona po te tjeret? Nuk vaksinon dot pensionistet e jo me mesuesit, policet.Jam i bindur se ky i neveriteshem ky do manipuloje zgjedhjet me vaksinat ku nje vaksine jepet per te mar votat e nje familje .

  8. Asnje nga ju ktu smeriton vaksine se keni shume vrer brenda. Ska ca ti bej vaksina ligesise tuaj o varikarsa te nemur

  9. Sali Berisha ka vendosur që të kandidojë vetë në Tiranë, pikërisht në qarkun kryesor të vendit ku vetë Lulzim Basha ka menduar të jetë në krye të listës.

    Por duke qënë se listat janë të hapura, askush nuk mund të mendojë se një demokrat i thekur i Kavajës, Kamzës e Bathores, Vorës apo dhe në Tiranë mund të dyzohet për të zgjedhur mes emrit tëe Bashës që është i pari në listë dhe Berishës që mund të jetë dhe i pesti, që të votojë për kreun e PD.

    Parë në këtë këndvështrim, Sali Berisha mund të “thithë” shumicën e votave të këtij qarku duke e zhvendosur Lulzim Bashën në vendin e dytë apo akoma më poshtë në renditjen përfundimtare të 36 kandidatëve për deputetë të qarkut të Tiranës.

    Dhe ky është një “demonstrim force” i Sali Berishës për të treguar se vijon të mbetet drejtuesi real i PD, me mbështetjen më të madhe në radhët e demokratëve e mbështetësve të kësaj partie.Ja dhe shpellkaret byrektorista të byrektores se pd ketu larte perdite marin corben e salihut dhe pastaj hane mut të vaksinuar neper portHalet e salihut

  10. Alidemasi ti dhe sufllaqexhit meritoni te vaksinoheni por nje gje duhet te kuptoni se edi drogaxhiu u mesua keqe qe me termetin per 1 vite nuk beri nje shtepi dhe fondacionet i bllokoi qe ndertimet ti bejen ket vite per efekt fushates elektorale
    Priti mos merte qyl prap ndonje vaksin po nuk i shkoi tani e kuptuan dhe nderkombtaret ka filluar ti shtrihet putinit e kinezve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *