• |
ide | kryesore

Durrës/ Një 58-vjeçar gjendet i pajetë në makinën e tij

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 58-vjeçar me inicialet N.L është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij në Durrës.

Sipas policisë së këtij qyteti, burri mund të ketë ndërruar jetë, për shkak të arrestit kardiak.

“Më datë 03.03.2021, në orën 14:20, në lagjen nr. 2, Durrës, shtetasi N. L., 58 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ka gjetur vdekjen në automjetin e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Durrësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *