• |
ide | kryesore

Aksident në superstradën Fushë Krujë-Milot, lëndohet një 21 vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Fushë Krujë. Policia bën me dije se një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., dhe një mjet tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. Sh., 21 vjeç, janë përplasur dhe si pasojë ky i fundit është lënduar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi A. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *