• |
ide | kryesore

Kamionçina merr para “Audi”-n në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset pasagjeri

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur Ura e Muratit në Balldre. Një automjet tip “Audi” është përplasur me një kamionçinë. Si rrjedhojë ka mbetur i lënduar pasagjeri, i cili ndodhej në mjet. Ai është transportuar për në spitalin e Leshes ku po merr mjekimin e nevojshëm.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *