• |
ide | kryesore

Ermal Meta shkëlqen në “Sanremo 2021”

-Instant, Paparazzi, Slider



Ermal Meta, po merr pjesë këtë vit në festivalin e madh të “Sanremos” në Itali.

Meta i cili ka fituar vendin e parë në këtë festival në vitin 2018 së bashku me Fabrizio Moron, sivjet po konkurron solo me këngën me titull “Un milione di cose da dirti”. Ai interpretoi në natën e tretë të festivalit, duke shkëlqyer me paraqitjen e tij dhe interpretimin live.

Bazuar në klasifikimin e deritanishëm të festivalit nga votat e publikut, Ermali kryeson i pari në listën e 26 artistëve pjesëmarrës të gjysmëfinaleve. Këngëtari shqiptar i ka bërë për vete italianët me tekstin e këngës, i cili është mjaft i ndjeshëm dhe vë në pah dashurinë e vërtetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *