• |
ide | kryesore

Vrasja e 31-vjeçarit nga Vlora, Gjykata lë në burg Hansi Jonuzin

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Hansi Andi Jonuzin, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Taulant Gjikës. Ditën e sotme, Prokurori i çështjes Kledjan Llaho ka kërkuar burg pa afat për 44-vjeçarin për akuzën e vrasjes me paramendim në bashkëpunim e cila është pranuar nga gjykatësi Albert Spiro.

I akuzuari nuk ka dhënë asnjë detaj për ngjarjen dhe i heshtur ka vijuar të qëndrojë edhe sot në gjykatë. Dy personat e tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa Hans Jonusi dyshohet se ka qënë në rolin e shoferit në automjetin tip “Ford”. Vrasja ndodhi më 3 mars në rrugën Trans-Ballkanike në Vlorë, pranë Gjykatës së Apelit dhe kamerat e sigurisë së objekteve pranë filmuan gjithçka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *