• |
ide | kryesore

Video/ Teuta ndal hapin në Ballsh: Bylis barazon me ‘ndihmën’ e arbitrit, ankohen durrsakët

-Instant, Sport, Video



Barazim në një fushë që nuk i sjell fat aspak skuadrës së Teutës. Në Ballsh përfundon 1-1, me skuadrën e Martinit që ul ritmin atëherë kur nuk duhej, por duke parë cfarë u prodhua në fushë, pika natyrisht që i rri ngushtë durrsakëve. Protesta të Teutës për golin e barazimit të Bylis, me arbitrin Bastari që nxorri pa dashje KO Aleksin, duke favorizuar aksionin e vendasve.

Pas shumë rezultateve pozitive durrsakët ndalen në Ballsh, aty ku nuk fitojnë prej 5 vitesh. E megjithatë, për ambicjet që kishin bregdetarët Martini bëri gjithcka për ta fituar ndeshjen. Në një sfidë jo të bukur, por intensive, impaktin më të mirë e kishin miqtë, që gjetën edhe penalltinë në minutën e 28, për një kontakt naiv të Nebijit ndaj Arapit. Nuk gaboi Bregu, por avantazhi zgjati vetëm 7 minuta. Antoni Beji u shfaq i vetëm përballë Frashërit, duke ndëshkuar Teutën, por miqtë e kanë me Bastarin që nuk ndaloi lojën, kur u bë bllok për Aleksin që ndiqte topin.

Mund të kishte shkuar më mirë në fund, për Martinin e të tijtë, që këtë herë i ndali fati i keq. Pikërisht kështu sepse Zogaj në minutën e dytë shtesë e stampo topin në shtyllë në diagonalen me të majtën. Me këtë barazim Teuta renditet në vendin e 2 në kuotën e 41 pikëve, ndërsa Bylis në vendin e 8 në kuotën e 19 pikëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *