• |
ide | kryesore

Çmendet Real Madrid: 270 milionë euro për Haaland

-Instant, Sport



Pandemia duket se ka goditur cdo klub në botë, por duket sikur as nuk i afrohet Real Madrid. Nuk mund të shpjegohet ndryshe lajmi që filtron nga Spanja e që ka në qendër merkaton e ardhshme të merengues me shuma të frikshme, vetëm për një lojtar.

Erling Haaland është objektivi kryesor i Real Madrid për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që bën të ditur As, klubi spanjoll është gati të bëjë cmenduri vetëm për ta veshur me Blancos sulmuesin norvegjez e ka ndërmend të investojë 270 milionë euro: 150 për kartonin e lojtarit nga Dortmund e 120 për kontratën e tij, që do të përfitojë 20 milionë në sezon për gjashtë vjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *