• |
ide | kryesore

Kërcënon Turqia: Grekët duhet të bëjnë një marrëveshje të drejtë me ne

-Instant, Lajme, Planet



Zëdhënësi i qeverisë turke Omer Çelik ishte edhe një herë kritik deri në kërcënim ndaj Greqisë lidhur me konfliktin detar.

Duke folur para gazetarëve, Çelik iu referua një sërë veprimesh nga Greqia, të cilat ai i përshkroi si “anti-turke”, duke përfshirë aleancat që po zhvillon me Egjiptin dhe vendet e tjera në kontekstin e forumit të suksesshëm “Miqësia”.

“Ndiejmë keqardhje të madhe që Greqia pavarësisht nga bisedimet vazhdon aktivitetet kundër Turqisë. Bisedimet filluan në 25 janar dhe do të vazhdojnë.

Por ne i kishim thënë palës greke se ajo duhet të ndalojë së përdoruri të njëjtën retorikë dhe të njëjtin stil. Por fatkeqësisht ata vazhdojnë ta bëjnë këtë“.

Ai theksoi se vetëm me një zgjidhje të drejtë me Turqinë grekët do të ndihen të sigurt.

“Greqia me disa aleanca taktike, po prodhon një agresion kundër Turqisë. Por, le ta dinë grekët se përveç një marrëveshje të drejtë me Turqinë, nuk ka asgjë tjetër që mund t’i bëjë ata të ndihen të sigurt dhe ta shohin të ardhmen me besim” tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *