• |
ide | kryesore

Kina dhe Rusia synojnë ndërtimin e stacionit hapësinor hënor

-Instant, Lajme, Planet



Kina dhe Rusia kanë bërë të ditura planet për të ndërtuar stacion hapësinor hënor. Agjencia ruse e Hapësirës Roskosmos ka thënë se ka nënshkruar marrëveshje me Administratën Kombëtare të Hapësirës në Kinë, për të zhvilluar kërkime në sipërfaqen e Hënës, në orbitë apo në të dyja. Në deklaratën e këtyre dy vendeve është thënë se ky stacion do të jetë i qasshëm për përdorim edhe nga kombet tjera.

Lajmi vjen teksa Rusia përgatitet për të shënuar 60-vjetorin e fluturimit të një njeriu në Hapësirë. Stacioni Ndërkombëtar Shkencor në Hënë do të kryejë një mori kërkimesh shkencore, duke përfshirë analizimin e Hënës, është thënë në deklaratë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *