• |
ide | kryesore

Kthim në të kaluarën: Daily Mail zbulon se Sarri e Jorginho janë një hap nga Napoli

-Instant, Sport



Ndonjëherë rikthehen: Sarri – Jorginho mund të jenë sërisht bashkë tek Napoli. Kjo është hipoteza që Daily Mail pretendon se do të realizohet në merkaton e verës. Në një intervistë radiofonike dhënë për Radio Kis Kis, menaxheri i italo-brazilianit nuk e ka përjashtuar mundësinë që i asistuari i tij, tani pjesë e Chelsea, të mund të kthehet tek Napoli në momentin që edhe ish-trajneri i Juventusit po mendohet si kura e duhur për tu ulur në pankinën e skuadrës në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

“Napoli është një qytet që Jorginho e do shumë e në të cilin ka shënuar pjesën më të rëndësishme të karrierës së tij si futbollist. Sarri ka qenë për të një trajner i rëndësishëm me të cilin ka luajtur në nivele shumë të larta”, ka thënë Santos, që në fakt ka nënvizuar edhe pengesën e madhe në këtë kthim hipotetik: “Futbollisti ka edhe dy vjet e gjysëm me Chelsea dhe ka një kontratë të rëndësishme, sportivisht është e mundshme, por nevojitet të kuptohet se çfarë mendon ekonomikisht De Laurentis”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *