• |
ide | kryesore

Manastirliu tregon numrin e vaksinave që do të mbërrijnë në Shqipëri deri të hënën

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka sjellë sërish në kujtesë mbërritjen përgjatë ditës së nesërme të 38400 dozave të vaksinës AstraZeneca. Të hënën lajmëron ajo në “Facebook”, do të mbërrijnë në Shqipëri edhe 9 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Teksa ka ndarë foto nga mbledhja e sotme e Komitetit të Ekspertëve, ministrja shkruan se variantet e reja kanë mbërritur në Shqipëri dhe në dy javët në vazhdim do qëndrojnë në fuqi masat aktuale.

“Prof. Dhimitër Kraja, prof. Mira Kola, prof. Alban Ylli iu bashkuan Komitetit Teknik të Ekspertëve, që do të punojnë krah kolegëve të tjerë të nderuar, duke monitoruar me shumë kujdes situatën epidemiologjike dhe për të sugjeruar vendimet e duhura për kontrollin e pandemisë Covid19.

Variantet e reja të COVID19, konkretisht mutacioni britanik është konfirmuar se qarkullon në Shqipëri. Në dy javët në vijim do të qëndrojnë në fuqi kufizimet aktuale. Lajmi i mirë është se 38,400 vaksina të AstraZeneca, nëpërmjet mekanizmit Covax pritet të mbërrijnë nesër në Shqipëri, ndërsa mbi 9 mijë doza nga Pfizer mbërrijnë të hënën”, shkruan ministrja.



7 Comments

    1. hahaha sa rrota kari ka ne qarkullim, cdo dite soministrohen me mijera doza te astra zenekes. Po ske faj se te ka qi trute Shqupi

  1. Flitet cdo dite se dhe sa vaksina do vijne. Por nuk flitet se osé vdesin kaq shume te shtruar edhe ne moshe te re. Asnje permisim ne protokollet e kurimit, vetem vdekje e vdekje.

        1. bejn pra mitingje idiotet e thone pse vdesin robt, shkoni ngrijini prap dy gishtat lart e t’iu rroje vertete partia pastaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *