• |
ide | kryesore

Zëri i Amerikës: Kronika e sherrit të Metës me policinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Shqipëri përplasjet sot mes Policisë Bashkiake dhe përfaqësuesve të Frymës së Re Demokratike për lirimin e zyrave të kësaj force politike, përfshinë dhe presidentin Ilir Meta. Kreu i Shtetit ndërhyri duke urdhëruar punonjësit e Bashkisë që të dalin jashtë, ndërsa foli për një përpjekje nga ana e pushtetit, për të dhunuar forcat opozitare që synojnë të konkurrojnë në zgjedhje . Fryma e Re Demokratike, e cila ka qenë në aleancë me socialistët në pushtet, konkurron tani në zgjedhjet e 25 Prillit në koalicion me Partinë Demokratike.

 

Punonjësit e Policisë Bashkiake u shfaqën sot në zyrat e Frymës së Re Demokratike (FRD), për të marrë në zotërim mjediset që i janë dhënë me qera kësaj force politike e që sipas Bashkisë, tanimë duhet të liroheshin.

Pasi ka debatuar me punonjësit e Policisë Bashkiake, kryetari i FRD, Sali Shehu, i ka telefonuar Presidentit Ilir Meta, i cili ka mbërritur brenda një kohe të shkurtër. Ndërkohë që të dy kanë hyrë brenda, aty ka nisur përplasja mes palëve, në të cilën është përfshirë dhe vetë Kreu i Shtetit, duke urdhëruar me zë të lartë që punonjësit e Bashkisë të dilnin menjëherë jashtë e duke i kërcënuar se “do t’ju çoj në burg me duart e mia”.

Edhe grushti im bashkë me atë të të “çmendurit” Meta

Një situatë e tensionuar mbizotëroi për disa minuta me rradhë. Më pas presidenti Meta duke komunikuar më gazetarët tha se veprimet e Bashkisë, kishin sipas tij synim “për të dhunuar fizikisht, por për të dhunuar dhe psikologjikisht çdo forcë opozitare e cila synon të konkurrojë në kushte të barabarta në zgjedhje, duke keqpërdorur Bashkinë “bandë”. Kjo është padyshim tepër irrituese dhe është një paralajmërim për të gjithë qytetarët shqiptarë, për përpjekjet mafioze për të vënë dorë mbi votën e barabartë, mi një proces zgjedhor me garanci dhe integritet”.

Presidenti Meta përdori sërish tone të forta ndaj punonjësve të policisë: “Po i paralajmëroj dhe një herë të gjithë policët, Bashkiakë dhe të Policisë së Shtetit, që të mos përfundoni si policët e Mubarakut, nën këpucët e popullit shqiptar”, u shpreh ai.

Fryma e Re Demokratike ka qenë në aleancë me socialistët në pushtet. Një prej nënkryetarëve aktualë të Bashkisë është përfaqësues i kësaj force politike. Por FRD së fundmi iu bashkua koalicionit opozitar për zgjedhjet e 25 Prillit. Një vendim që duket se ka krijuar përplasje të brendshme dhe që çoi në dorëheqjen e kryetarit të saj, ish-presidentit Bamir Topi.

Bashkia pretendon se Fryma e Re Demokratike qëndronte në zyra përtej afatit që prej tre vitesh, dhe se kërkesën për lirimin e mjediseve të dhëna me qera prej saj, ia ka dërguar dhe shumë forcave të tjera politike. Përfaqësuesit e FRD treguan sot se shkresa dërguar atyre ishte pa vulë, pa numër protokolli dhe pa emrin e titullarit që kishte lëshuar urdhrin.

Duke folur për disa media vendase, kryebashkiaku Erion Veliaj përdori tone denigruese ndaj Kreut të Shtetit, ndërsa tha se rruga normale nuk është ajo e dhunës, por e ankimit në institucione, përfshirë dhe gjykatat.

Për situatën e krijuar reaguan dhe forcat e tjera opozitare. “Hakmarrja është tipari më dallues i Edi Ramës në këto 8 vite. Pa diskutim që kjo është dhunë ndaj opozitës dhe mendimit të lirë. Por kjo nuk na tremb e as na shkurajon se dhuna ka qenë e vetmja alternativë që ajo ka patur për shqiptarët, ndërsa alternativa jonë është ajo e ndryshimit”, deklaroi kryetari demokrat Lulzim Basha, pasi vizitoi zyrat e FRD, i shoqëruar dhe nga përfaqësues të partive të tjera aleate të opozitës.



10 Comments

  1. Meqe jam dhe jurist, shkresa pa protokoll e pa firme dhe vule fuknsionari qe grisi Basha eshte ndihma qe i dha bashkise per te mos pasur prova materiale prokuroria! Bravo Basha e ben mire punen e kolones se 5ste, je dhe jurist e dije mire c’po beje! Like e ke ne bythe nga Basha, lodhesh kot po nuk e hoqet nga PD ate kurve

  2. Rrugeqerit , funderrinat e bashkis se popullit me krye rrugeqerit Edvin pordha me ate qe nuk ka atesi plehun e Tiranes Erion kurvi ky esht pushteti qe buron nga populli

  3. Haxhi Qamili sikur ishte bythelepires i sulltanit, njesoj si Ram rrumpalla. Shko lexo Abetaren o i paemer i 20:44, pastaj eja shruaj ndonie budallallek me te holle.

  4. Për Zotin e dëgjoja zërin e amerikës
    Ne kohën e enver hoxhes
    Po tani me duket si
    Gavarit maskwa
    Po pse s’thoni shkoi policija me një.leter pa firma pa vule. Sa prona e shtepi janë prishe me letra pacavure si kjo.

  5. Se pari, nuk po i hyj fare faktit te “dtejtes”, sepse minimalisht nuk funksionon shteti, por titullare bashibozuk, me ca haxhiqamilist bashkiak te armatodur, ne konkurence tepsiash me njeri tjetrin. Por, fatkeqsia sot ne kete stad eshte se minimalisht nuk ekziston asnje parim i se drejtes publike. Eshte fatkeqsi qe sot ne vitin 2021, nga Bashkia Tirane, kryetari i saj, vepron me trakte, per larje hedapesh e pastaj dergon ithtaret qamilist qe te ekzekutojne “tradhetatet e sektit rilindas”. E them trakt sepse nje fletushke, pa nr e date, pa emrin e titullarit e nenshkrimin e tij, nuk edhte gje tjeter pervecse trakt, i denje per organizaten islamike ISIS, apo organizaten mafioze Ndrageta. Zoti e din sa qytetarve, bizneseve mund t u kane vajtur fletushka te tilla, per gjoba etj, e si te pa dokumentuara jane zgjidhur sic dine ky lloj sekti. Por ne rastin konkret, eshte i vertete fakti se forca FRD ka qene e paligjshme ne ste godine, si subjekt jo parlamentar, por ama, ka nje kontrate qiraje. Zgjidhja e kontrates behet sipas ligjit e kushteve saj. Dergimi i nje fletushke te tille, mohon te drejten per proces ye tregullt ligjor, sepse ajo nuk perben as akt administrativ e as njoftim zyrtar, qe gjykata ta marr si prove. Pra kryetari bashkise eshte ne shkelje te kushtetues e kodit pr. Administrative, me qellim te paster hakmarrje politike. Ku jane organet anti korrupsionit qe ka mbi 6 vite qe shkeljet e Bejlurcines Tiranes kane marr dhene, qe minimumi me rastin e vrasjes nje femije ne sharre e deri aktin e fundit. Perfundimisht nuk ekziston shteti minimumi ligjor, se demokratik jo se jo. Nuk e di se si jane pergjumur ky milet mesjetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *