• |
ide | kryesore

Durrës/ 68-vjeçari gjendet pa ndjenja në rrugë, ndërron jetë gjatë transportimit për në spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 68-vjeçar ka humbur jetën në Durrës mesditën e sotme.

Sipas informacioneve zyrtare të policisë, në orën 11:50, në lagjen nr. 16, Durrës, nga punonjësit e urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës është gjetur në rrugë, pa ndjenja, shtetasi S. P., rreth 68 vjeç, i cili gjatë transportimit për në spital ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *