• |
ide | kryesore

Mikesha e Meghan Markle zbulon se cfarë i ka treguar Princ Harry

-Instant, Paparazzi, Slider



Mikesha e Meghan Markle, Gayle King, ka zbuluar së fundmi  për mediat se Princ Harry ka komunikuar me vëllain, Princ William  dhe babain e tij , Princ Charles pas intervistës me Oprah Winfrey.

Gayle tregoi se ata kanë komunikuar gjatë fundjavës me njëri-tjetrin,dhe kanë kërkuar që familja mbretërore të ndalojë publikimin e lajmeve të rreme për ta.“Unë nuk po përpiqem të jap lajme, por unë i telefonova ata për të parë se si ndihen dhe është e vërtetë, Harry ka folur me vëllain e tij dhe me babanë gjithashtu. Mua më thanë se këto biseda nuk ishin produktive,  por ata janë të lumtur që të paktën kanë nisur të flasin.Askush nga familja mbretërore nuk ka folur me Meghan, në këto momente që po flasim. E vetmja gjë që ata donin ishte që familja mbretërore të ndërhynte dhe t’i kërkonin shtypit që të ndalnin me publikimin e lajmeve të padrejta, të pasakta, të pavërteta dhe që patjetër kanë një prirje racoreDhe derisa ata ta pranojnë këtë gjë, do të jetë e vështirë që të vazhdojnë përpara. Por të dyja palët duan të ecin përpara me këtë histori dhe të dyja duan shërim. Në fund të ditës, ajo është familja e Harry-t”, ka është shprehur King.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *