• |
ide | kryesore

Postimi kundër arbitrit, fut në telashe Theo Hernandez: Prokuroria e Figc hap hetimin

-Instant, Sport



Prokurori Publik i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) ka hapur një skedar mbi postimin që denigron gjyqtarin Pasqua, të publikuar dhe pastaj hequr menjëherë nga Theo Hernandez. Lajmin e ka bërë të ditur ANSA. Lojtari i Milanit, menjëherë pas disfatës kundër Napolit, kishte shfryrë zemërimin e tij kundër mënyrës së drejtimit të ndeshjes nga Pasqua, në rrjetet sociale, për një penallti të pa akorduar edhe pas kontrollit me Var, me një postim me foton e gjyqtarit dhe katër emoticons me të vjella.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *