• |
ide | kryesore

Biznesmeni mik i Ramës kërcënon me jetë kandidatin e PD-së në Elbasan (Detajet nga përplasja)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luca janë përfshirë ditën e sotme në një konflikt fizik. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Labinotit, ku Luca ushtron aktivitetin e tij, ndërsa Boçi ka shkuar për takim me banorët.

Ndërkohë, Boçi në një deklaratë që ka dhënë për mediat, ka sqaruar konfliktin fizik  që pati me biznesmenin, duke thënë se ky i fundit e ka kërcënuar me jetë. Më tej, sulmin e Lucës e ka cilësuar si agresion me motive politike, duke shtuar se ky i fundit ka mbështetjen e Ramës.

Deklarata e plotë e ish-deputetit:

 

“Agresion me motive politike. Të majtët janë në panik, të frikësuar nga humbja. Isha në një takim elektoral në Labinot, Ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike.

 

Gjate përplasjes me ka kërcenuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat. Me datë 25 prill do t’i zbresim nga froni banditat. Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e banditave. Unë kam bërë hapat e parë ligjor për denoncimin. Është në përgjegjësinë e prokurorisë për të ndjekur hapat e tjerë.

Hapa duhet të reflektojnë qëndrimet e institucioneve të drejtësisë ndaj padrejtësisë qofshin politike dhe jo politike në rastet kur dhe kjo përplasje është toleruar. Luca ka histori të pasur përplasjesh në Labinot dhe grabitjet, edhe nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Normal se i duket vetja trim, i duket vetja i mbështetur nga kryeministri, por këta trima pas datës 25 do të jenë ata frikacakët qëe do t’i luten njerëzve për mëshirë, Ishte i shoqëruar me dy tre badigard. Ky zotëri që as zotëri nuk mund ta çuajë, vjen godet dhe më pas e agravon situatën saqë kërcënon dhe me jetë.”

Pas deklaratës së ish-deputetit të PD-së, ka reaguar dhe biznesmeni Gjergji Luca duke thënë se “Luçiano Boçi është politikan rrugaç. Ai më shau dhe më provokoi”.

 



18 Comments

  1. Sigurisht

    keshtu tha dhe ujku fajin e kish keci qe me turbulloi ujin …..

    po kush te beson ty o gjergj luca o trafikant droge , turp per ty si djali i ndreke luces

    e ke vendin ne burg o mut

      1. nga larg ashtu dukej………

        ndrek luca te pakten nuk u felliq ne pleqeri si robert ndrenika, u be nevojtorja e rames me prishjen e teatrit

        sthone kot te rruajt zoti mend ne pleqeri

  2. Emrin ke gjergj luca po ti sje djali I ndrekes o bastart po nuk i tremb ti demokratet me me presjone o kelyshi I ramesh

  3. Çeshte ky DERR ME FYTYRE NJERIU !
    Me 26/3 do iki per ne Itali te punoje murator, po qendroj ne Shqiperi do ja Qi……. e di vete ai bir

    1. A thu a se ka privatizu Vilunin biles imagjino ka nderhyr me eskavator duke zgjeru pjese qe lidh vilunin me plazhin e Shengjinit; e shkaterruan natyren

  4. Djali i Ndrek Lucës???Po sikur kanë qënë si të përndjekur??Epo trafikanti ngelet trafikantIdeali i tyre është paraja e deliri i së keqes.Zaten mik me Ramën krye delirantin.Ore këta kujtojnë se në Pd janë spurdhjakë.Por duhet kenë parasysh që Pd është parti e djathtë që do thotë patriote dhe që patriotizmi është më i fuqishëm se paraja.

  5. Derrkuc Luca:). Keto derra qe i kane zmadhu vrimat e huneve duke thith kokaine kujtojn se nuk i shpon plumi. Kshu sic e kane nis, do i ngelin noj dore noj te “ligeshti”.

  6. Si fabula me gomarin qe ecen para ne nje shteg te ngushte( Taulant Palla) dhe kali qe ecen mbrapa( Luciano Boci). I zoti i treti godiste kalin qe pse nuk shpejtonte.

  7. Dukagjinsi me ullishte në Elbasan
    Me 20 magazina të rezervave të shtetit
    Me 100 e ca katunare që rrasen në autobus
    Paçka se ka.qene piku i.Covidit
    Të na rrijë shqipëria 1€.
    Mjerë.ti.o popull i.verber.

  8. Sher me Fatos Nanon ne Tirane, Sher tek markata e peshkut ne NEA MEHANJONA Greqi,
    Sher ne Velipoje, Sher ne Shengjin, Sher para 5 ditesh Gramsh, Sher sot ne Elbasan !!!!!!!!!!!
    I rradhes nuk dihet.Po te gjithe e ngacmojne LUCEN ???????????

  9. Ka dal edhe nje video per kete rast. E kane pare te gjithe. Ne pamje duket Lucjana duke godit me grushte Lucen, nderkohe qe nje tjeter e mban Lucen te imobilizuar.

    Medias i takon ta sqaroje pak punen, jo te percjelli deklaratat e paleve dhe aq.

    Titulli pastaj eshte mashtrim. Sipas tekstit te lajmit duhet te ishte: Boci ankohet se Luca e ka kerrcenuar me jete. Nentitulli: Nderkaq pamjet filmike tregojne rrahjen e Luces nga Boci dhe te vetet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *