• |
ide | kryesore

“Me Bayern nuk luhet”: Simone Inzaghi shpjegon çfarë i ndodhi Lazios në Champions

-Instant, Sport



Misioni në shtëpinë e Bayern nuk është arritur, por ecuria e Lazios në Champions League – i eliminuar në raundin e 1/8 – mbetet në një nivel të mirë: “Pas rezultatit të ndeshjes së parë, kjo ndeshje fshihte telashe – komentoi Simone Inzaghi pas ndeshjes -. Djemtë u treguan të aftë që qëndruan në lojë, pësuam gol me një penallti dhe një kundërsulm paksa kështu. Dalim nga ky kompeticion me nder, na erdhi keq për 1–4 e ndeshjes së parë, por bëmë një ndeshje e mirë këtu kundër kampionëve të botës”.

“Bayern për momentin është i pa luajtshëm për ne – vazhdoi Inzaghi -. Ne e kaluam grupin të pamposhtur dhe për ne ky është një motiv krenarie, si edhe ecuria jonë. Ndjejmë keqardhje për ndeshjen e parë, por sidoqoftë kundër Bayern Munich nuk ishte e lehtë për ne”. Lazio mbeti në lojë në Allianz Arena: “Mentaliteti i tyre deri në bilbilin e fundit është i pabesueshëm, bën diferencën. Ata meritojnë të gjitha sukseset e viteve të fundit. Edhe në Itali duhet të fillojmë të ngulisim një kulturë tjetër, të sakrificës dhe të punës për lojtarët. Ne si Lazio kemi hapa për të bërë për t’iu afruar një niveli kaq të lartë. Tjetri është që të përpiqemi të kthehemi në këtë kompeticion vitin e ardhshëm “.

“Këta djem më kanë dhënë shumë dhe vazhdojnë të më japin – përfundoi Inzaghi -. Ka rrugë dhe momente në një sezon, pas 6-7 fitoreve me radhë patëm probleme. Duhet të jemi më të aftë në problematika, këtu duhet të bëjmë kapërcimin në kualitet, duke e zgjeruar organikën edhe pse ky vit tashmë ka shkuar më mirë. Kemi kohë të kthehemi në katër të parët dhe do ta luajmë deri në fund”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *