• |
ide | kryesore

Rama premton: Në mandatin e tretë ujë të pijshëm 24 orë në 61 bashkitë e vendit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit ku po prezanton programin e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit premtoi se gjatë mandatit të tretë do sigurohet 100% ujë i pijshëm. Rama thotë se në mandatin e tretë, Tiranë, Kamza, Vora bashkë me zonat e urbane të 61 bashkive të vendit do të kenë 24 orë ujë të pijshëm.

“Kemi miratuar gjatë mandatit të 2-të 320 projekte dhe vetëm në dy vitet e fundit janë hapur mbi 200 kantiere për ujësjellës që do të garantojnë 24 orë ujë brenda këtij viti, në territor, që e kanë pasur një vuajtje dhe lëngatë prej shumë dekada. Në mandatin e tretë do të garantojmë me disa faza furnizimin me ujë 24 orë në Tiranë, ku është dhe problemi më i madh. Kështu do të ndodh edhe në Kamëz, ku s’ka pasur ujë më parë. Me rritjen e buxhetit për ujin me 40% ne do të garantojmë më në fund 100% ujë të pijshëm 24 orë në zonat urbane dhe uji i pijshëm nuk do të jetë më temë e fushatave elektorale”, tha Rama.



8 Comments

  1. Kane nja 30 vite qe e premtojne. Fiku ka shtuar 50% tarifat e ujit ka marre parate e japonezeve ka shtuar taksat bashkiake dhe ka bere vetem nje gjol ne Boville. Ky nuk do mbaje asnje premtim, por edhe po beri ndonje kokerr pune do na kushtoje aq shume sa te blinim Uje Perrier ne shtepite e sejcilit!

  2. Aq i pabesueshwem, aq i pavertete, aq genjeshtar,aq i paskrupusht, aq mashtrues eshte sa

    edhe po te deklaroje se dielli ne mengjes lind le lindje dhe perendon ne perendim, atehere

    duhet pare me dyshim nese dielli do te nderroje kahun e levizjes dhe do te lind nga perendimi.

  3. Ore byth qir i Surrelit mendon se te voton njeri ore i droguar , ti nuk ke as nje vit jet ord i degjeneruar, kupola e kurvave je dhe prap mendon se votojn???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *