• |
ide | kryesore

VOA: Ambasada Amerikane gati të marrë masa ndaj atyre, që nxitin apo pranojnë dhunën gjatë zgjedhjeve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Me hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore për parlamentin e ri ambasada e SHBA-ve në Shqipëri gjeti edhe një herë rastin t’u bëjë thirrje publike udhëheqësve partiakë që të refuzojnë qartas dhunën, dhe kandidatët për deputetë të zbatojnë ligjet vendase dhe standartet ndërkombëtare.

Ambasada amerikane deklaroi se Shtetet e Bashkuara i kanë bërë të qarta pritshmëritë dhe shpresat e veta, si mike dhe aleate e Shqipërisë.

“Ne do të marrim masat e duhura në përgjigje të atyre që pranojnë ose nxisin dhunën, pranojnë ose nxisin shkeljen e ligjeve zgjedhore dhe standardeve ndërkombëtare, apo përpiqen të minojnë integritetin dhe besimin në procesin zgjedhor dhe rezultatet e tij” – thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane. – Ne do t’i mbajmë përgjegjës udhëheqësit, që janë në poste drejtuese dhe kanë përgjegjësinë e parë dhe më të rëndë për të vepruar në interesat e vendit”.

Ambasada amerikane i ftoi qytetarët të zgjedhin ato parti dhe kandidatë, që ofrojnë të ardhmen më të mirë për Shqipërinë, në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

Prej shumë muajsh ambasada amerikane po këmbëngul që partitë politike të mbajnë larg listave të kandidatëve personat me rekorde kriminale dhe korruptive.

Në deklaratat e saj është përmendur emri i Tom Doshit, që institucionet të pengojnë hyrjen e tij në parlamentin e ri.

I pyetur për këtë, kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, deklaroi në konferencën e sotme të shtypit se e ka dërguar për verifikim emrin e Doshit në institucionet përkatëse. /VOA/



7 Comments

  1. Qekur ambasada amerikane paska marre perisper te beje punen e forcave te rendit apo te drejtesise. Ne cfare vendi tjeter europian ndodh kjo sespe skemi pare e degjuar

    1. E harrove ambasadorin Lu? Apo tani amerikanet jane kthyer ne imperialiste? Thuaji Endrit dhe atyre qe te mesojne se me nuk luhet me miellin e amerikanit. E provoi Basha dhe nuk pati bythe ta conte deri ne fund. A ka nder mend Edi ta provoje? Pyete pak Fugsin e vogel

    1. Nuk eshte qellimi Doshi. Doshi eshte mjeti dhe kete duhet te kuptoje ai i gjati nese nuk do ta kete fundin me te trishte se sa pritet.

  2. Po ku pyesin cunat e Gjiknurit mo..!!??
    TERMET do te bejne prap,objektivi do te realizohet.Ky asht vendim i partise PPPPSSSHURRES..Hahaha!!!
    Te na e rruaje partia dhe shoku ine i dashur Edver Hoxhrama!
    Jane ato,pa jemi ne…Hahaha….!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *