• |
ide | kryesore

Vrasja e babë e bir në Elbasan, vihet në pranga Ardian Çapja

-Instant, Lajme, Të fundit


Policia e Elbasanit informon se ka arrestuar Ardian Çapjan dhe Florenc Çapjan, të dyshuar për vrasje të dyfishtë të ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Ata akuzohen se në vitin 2012 në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë, Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri, babë e bir.

Policia njofton se gjatë arrestimit, Ardian Çapjas iu gjet edhe një armë zjarri. Në kërkim është shpallur Florenc Çapja, i dyshuar i përfshirë në ngjarje kriminale. Arrestimi i Ardian Çapjas dhe shpallja në kërkim e një tjetri u bë nga policia, pas rrëfimit të një të penduari të drejtësisë. Arrestimi i Ardjan Çapjat është bërë mëngjesin e sotëm pas finalizimit të operacionit i koduar “Krasta 2021”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *