• |
ide | kryesore

Italia e rekordeve: Mancini, pas Lituanisë, barazon Lippin: “Sikur të isha si ai pas Botërorit”

-Instant, Sport



Ndeshja e tretë, fitorja e tretë 2-0 dhe Italia me pikë të plota në grupin kualifikues për Kupën e Botës 2022. Me sukesin në Vilnius, Mancini ka arritur 25 rezultatet pozitive radhazi të Marcello Lippi: “Do të isha i lumtur të isha si ai në dhjetor 2022 (pas Botërorit të Katar). Tani jam i lumtur sepse jemi në krye të grupit”, komentoi tekniku i Italisë.

Kundër Lituanisë ishte një ndeshje më e komplikuar nga sa pritej, por jo për trajnerin Mancini: “Ne e dinim që do të ishte e vështirë – komentoi trajneri -, ishte ndeshja e tretë në shtatë ditë dhe ne i dinim vështirësitë duke marrë parasysh edhe fushën sintetike. Kemi humbur shumë mundësi dhe do të kishim vuajtur më pak, por e rëndësishme ishte të fitonim “.

Tre pikët lejojnë që Italia të ngjitet në kuotën nëntë me një rrugëtim të qartë: “Gota është gjysmë e mbushur për ne – vazhdoi Mancini -, nuk ishte e lehtë të fitoje në këtë fushë. Nëse zhbllokon rezultatin në këto lloj ndeshjesh, pastaj arrin të luash më mirë, duke gjetur më shumë hapësira, përndryshe gjen gjithmonë një kundërshtar që mendon vetëm të mbyllet dhe duhet të gjesh një mënyrë për të gjetur lëvizjen fituese”.

Shumë gabime para portierit në pjesën e dytë me Immobile, që vetëm në shtesë, me penallti, shleu katër mundësitë e humbura: “Është normale pak mungesë kthjelltësie në këtë periudhë të sezonit, por e rëndësishme është që ai dhe të tjerët janë në lojë”, përfundoi Mancini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *