• |
ide | kryesore

Njihuni me miliarderen më të re në botë

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian është zyrtarisht miliardere, sipas Forbes. Gruaja që drejton një biznes në kozmetikë dhe veshje që theksojnë linjat trupore, e cila e nisi karrierën në “Keeping Up with The Kardashians”, u përfshi për herë të parë të martën në listën e Forbes për miliarderët.

Forbes u shpreh se vlerëson që Kim, 40 vjeç, “tani vlen 1 miliard dollarë, nga 780 milionë dollarë në tetor, falë dy bizneseve fitimprurëse – KKW dhe Skims – si dhe parave nga reality show dhe marrëveshjeve të tjera.”

Kjo do të thotë se Kim i është bashkuar (ish)bashkëshortit të saj Kanye West në klubin e miliarderëve.

Kardashian themeloi KKW Beauty në vitin 2017, pas suksesit të motrës së saj Kylie Jenner me kompaninë Kylie Cosmetics. Ajo huazoi nga Kylie një model të ngjashëm biznesi, që lidhet me konsumatorin përmes marketingut në rrjetet sociale. Ajo themeloi Skims në vitin 2019.

Kujtojmë se Kylie e ka humbur statusin e miliarderes. Forbes e vlerësoi pasurinë e 23-vjeçares në rreth 700 milionë dollarë, duke përmendur një vit të vështirë për shitjet kozmetike gjatë pandemisë së koronavirusit dhe theksoi se kishin mbivlerësuar pasurinë e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *