• |
ide | kryesore

Kosova ashpërson masat antiCovid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria e Kosovës vendosi këtë javë masat e reja anti-covid dhe një nga to ishte mbyllja e bareve dhe restoranteve dhe qendrave tregtare.

Në vendimin e Qeverisë po ashtu është bërë e ditur edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, por nuk është marr ndonjë masë ndaluese apo kërkesë për të pajisur me test negativ PCR për qytetarët që udhëtojnë në drejtim të Shqipërisë dhe anasjelltas.

Për këtë arsye, që nga mbrëmja e së enjtes, mbi pesë qytetarë nga Kosova janë nisur drejt Shqipërisë, pasi sot në vend është edhe ditë pushimi, shënohet 13 vjetori i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për mediat se që nga dita e mërkurë kanë kaluar kufirin 1,475 qytetarë, më 8 prill kanë kaluar kufirin 1,845 qytetarë dhe më 9 prill nga ora 00:00 deri në orën 11:00 kanë kaluar kufirin 5,498 qytetarë

“Po ua përcjellë të dhënat, numrin e personave që kanë kaluar kufirin, më 7,8 dhe 9 prill nga ora 00:00 deri në ora 11:00. Datë 07.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1475 persona, datë 08.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1845 persona, datë 09.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 5498 persona”, shprehet Krasniqi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *