• |
ide | kryesore

Si do të ndikojë identifikimi elektronik në rritjen e transparencës në zgjedhje? (VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, për herë të parë do të përfshijnë teknologjinë me qëllim rritjen e transparencës në votime.

Komisioni Qëndror i zgjedhjeve, sjell si risi identifikimin elektronik të qytetarëve, për të shmangur votimet e shumëfishta dhe manipulimin e procesit zgjedhor.

17 milionë euro është vlera e këtij projekti që synon rritjen e standartit të zgjedhjeve në Shqipëri.

Hapat që ndiqen për identifikimin elektronik janë tepër të thjeshta.

Qytetarët afrohen pranë komisionit zgjedhor dhe paraqesin mjetin e identifikimit (kartë identiteti/pasaportë). Pajisja ku verifikohet mjeti i identifikimit i dorëzuar prej qytetarëve shfaq të dhënat e tyre si: fotot dhe qendrën e votimit ku janë regjistruar për të votuar. Pas kësaj, vendoset gishti i madh i dorës së djathtë në pajisje për të nënshkruar.

Në fund, printohen të dhënat e qytetarit dhe ai niset për të votuar.

Në rast se votuesi paraqitet për herë të dytë, pajisja tregon se po kryhet një shkelje përmes aktivizimit të alarmit. Në rastin kur mjeti i identifikimit është i dëmtuar, regjistrimi bëhet manualisht.

Kontestimet që i janë bërë në mënyrë të vazhdueshme zgjedhjeve si dhe akuzat për manipulim votimi nëpërmjet abuzimeve me mjetet e identifikimit, duket se do të marrin fund me verifikimin elektronik të çdo votuesi.

 



2 Comments

  1. Dhe prap Lulka do bertas. Qe mi vodhen zgjedhjet, se nuk ka mundesi ndryshe se mua me do shume populli.
    Dhe ne maj kur temperaturat rriten dhe njerzit do fillojn plazhin. Lulka do futet ne frigorifer, qe te ngrij per her te 2.
    Dhe prap ai do ashtu sic ka “fituar” cdo zgjedhje brenda pd. Do rrij dhe 4 vite te tjera krytar. Dhe ne 2029 o gomari o i zoti.

  2. Keta te sektit mavi po i luajne te gjitha telat . Nje nga keto eshte edhe mbledhja e kartave te persobave qe jetojne jashte Shqiperise . pse e bejne kete veprim kur ekziston identifikmi elektronik ? Apo mos valle “mund ” te ikin edhe dritat per dy tre ore me 25 prill ? Une i druhem sinqeritetit te te gjatit tone , ne çdo fjale dhe veprim qe ai bene , ne mes ka “shejtanllikun” e tij te manipulimit . Ky po luan çdo gur , po perdor çdo metote meskine vete e vetem te fitoje me çdo lloj menyre e marifeti te mundshem . Largimi yt dhe i sektit antishqiptar mavi eshte domosdoshmeri komnetare por jo ajo zgjidhe qe populli pret te ndodh , jo ajo zgjidhje qe forcen ja jep popullit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *