• |
ide | kryesore

Dokumenti/ Zbulohet detyra speciale e patronazhistëve të PS ditën e votimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe pse Partia Socialiste mohon ekzistencën e patronazhistëve të saj, dalin në dritë të tjera detaje që plotësojnë panoramën e skenarit të përgatitur nga partia në pushtet për zgjedhjet e 25 prillit. Syri TV ka publikuar një dokument sipas të cilit “patronazhistët” janë të ndarë në dy grupe, ndërsa sipër tyre është një tjetër person i cili quhet “i deleguari” dhe që merr informacione nga patronazhistët.

Misioni i patronazhistëve nuk mbaron me listat e zgjedhësve, ku ashtu siç është bërë e ditur duhet të identifikonin zgjedhësit dhe preferencat e tyre politike.

Ata janë ngarkuar të kenë mision të posaçëm ditën e votimit. Konkretisht, sipas këtij dokumenti, patronazhistët do të veprojnë në dy grupe. Ata që kanë aftësi teknike, do të përdorin një aplikacion, ku do të kenë listën me të gjithë votuesit e PS që patronazhisti ka në ngarkim.

Detyra e patronazhistit me aplikacion është që të raportojë në kohë reale ditën e votimit mbi statusin e secilit votues, pra nëse votuesi ka shkuar në qendrën e votimit apo jo. Patronazhistët e grupit të dytë, apo ata që nuk kanë aftësi teknike, do të punojnë me lista në mënyrë manuale duke raportuar tek i deleguari i partisë në kohë reale për statusin e votuesve të PS që kanë në ngarkim.

Ky është një tjetër detaj, i cili përforcon faktin se Partia Socialiste jo vetëm që ka ngritur një skemë të mirëorganizuar për të kontrolluar votuesit, por është duke përdorur të dhënat personale të qytetarëve në funksion të kësaj skeme.

Image



2 Comments

  1. Jan lodh kot idjotet pervecse jan ne gjynah te madh ( po kete ane te medaljes nuk e njohin) se 90% prej te vetve nuk i votojn me. Po patjeter qe do e marin te 3 se e ka vendos padroni i kolonis albanistan .se ketu i till milet eshte. milet pa tru qe pret ne rradh te fusi helmin dhe ne trup se trut nuk i funksionojn qe se jan lind.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *