• |
ide | kryesore

“Aktiv1st”, si mjet terrori mbi administratën

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
BIRN



Nga Fjori Sinoruka/BIRN

Ekziston një shqetësim në rritje në Shqipëri për privatësinë e një aplikacioni të ofruar nga Partia Socialiste në pushtet dhe, me afrimin e zgjedhjeve lokale, nëse ai është vërtet aq “vullnetar” sa pretendon partia.

Në përshkrimin e Aktiv1st thuhet se ai është një aplikacion “komuniteti virtual”, “për të gjithë ata që duan të bëhen një zë në shoqëri, duan të jenë nismëtarë ose mbështetës të kauzave në komunitetet e tyre”.

Partia Socialiste në pushtet e Shqipërisë e tha më thjesht kur zbuloi aplikacionin një vit më parë; është një “mjet komunikimi” për aktivistët e partisë, tha ajo.

Këta aktivistë fitojnë pikë duke u angazhuar me përmbajtjen që ofron aplikacioni, duke përfshirë lajme të reja që i ridrejtojnë përdoruesit në faqet në Facebook dhe Instagram të zyrtarëve të Partisë Socialiste.

Aplikacioni duket se është një mjet për të rritur profilin e Partisë Socialiste në mediat sociale, e cila përballet me zgjedhjet lokale në mes të majit.

Lexo më tej: “Aktiv1st”/ Shtohet presioni mbi administratën para fushatës së 14 Majit 

Por kritikët, të cilët kanë tërhequr vëmendje në të kaluarën për përdorimin e një teknologjie të tillë nga partia për të mbledhur të dhëna për votuesit e mundshëm dhe për të manipuluar mediat sociale, janë dyshues, duke përmendur mungesën e “kushteve të shërbimit” në aplikacion dhe indikacionet se ai mund të mos jetë aq “vullnetar” sa këmbëngul partia.

Dy punonjës të sektorit publik, njëri në nivel bashkie, tjetri në një organ të qeverisë qendrore, i thanë BIRN se ishin udhëzuar të ishin sa më aktivë në aplikacion. Njëri tha se për tre muajt e fundit ishte vendosur një objektiv prej 20,000 pikësh. Punonjësit folën në kushte anonimiteti nga frika se mos pushoheshin nga puna.

Pikët grumbullohen për ndarjen e përmbajtjes, komentet dhe klikimet. 20 të parat jepen kur një përdorues hap një llogari duke plotësuar emrin, mbiemrin dhe vendbanimin e tij.

Asnjëri nga përdoruesit nuk e dinte se çfarë ofrohej në këmbim të përdorimit të aplikacionit, por thanë se atyre iu tha se aktiviteti i tyre po monitorohej. “Është thjesht një aplikacion, si Facebooku”, tha njëri.

Pothuajse në mënyrë të pashmangshme, aplikacioni ka shkaktuar habi, jo vetëm sepse kur një përdorues klikon te “kushtet e shërbimit”, në vend që t’i thuhet se si aplikacioni i përdor të dhënat e tij, ai shfaq vetëm Ligjin e Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave.

“’Aktiv1st’ cenon liritë civile, është një mjet presioni politik, krijon një mekanizëm antikushtetues për vlerësimin e zyrtarëve publikë dhe mbetet një mjet abuzimi zgjedhor”, tha të martën Instituti Shqiptar për Studime Politike.

Databaza famëkeqe e “patronazhistëve”

Kritikët e kanë cilësuar aplikacionin Aktiv1st si mishërimin e fundit të shfrytëzimit të sektorit publik nga Partia Socialiste për përfitimin e vet elektoral, në një vend ku administrata shtetërore shihet shpesh si feud i partisë në pushtet.

Në vitin 2021, në prag të zgjedhjeve parlamentare, vendi u trondit nga lajmi se partia kishte ndërtuar një bazë të dhënash me emrat, adresat, datëlindjet, numrat ID, statusin e punësimit dhe informacione të tjera që u përkisnin 910,000 banorëve të kryeqytetit, Tiranës.

Secilit emër i ishte caktuar një zyrtar i Partisë Socialiste i njohur si “patronazhist”, nga fjala “patronazh”. Kishte gjithashtu një pjesë për historikun e votimit, preferencat politike dhe një tjetër për “komentet” e shkruar nga zyrtarë partiakë.

Më pas, në shtator të vitit të kaluar, BIRN raportoi se si kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij përdorin fondet publike dhe një rrjet të gjerë punonjësish të marrëdhënieve me publikun për të promovuar llogaritë private në rrjetet sociale, duke i lënë në gjumë llogaritë e tyre zyrtare institucionale.

Mes skandalit të fundit, Partia Socialiste ka mohuar se Aktiv1st shkel privatësinë e të dhënave, por më 7 shkurt u shfaq në internet një listë me emrat dhe vendet e punës të përdoruesve të dyshuar.

Rama tha se aplikacioni ishte “lehtësisht i verifikueshëm si një mekanizëm komunikimi i brendshëm mbi bazën e vullnetarizmit të çdo përdoruesi”.

Misteri i “Kushteve të shërbimit”

Aktiv1st është i disponueshëm për shkarkim nga Play Store dhe App Store; në një seksion që shpjegon sigurinë e të dhënave, specifikohet se fotografitë, videot, skedarët, dokumentet dhe ID-të e tjera mund të ndahen me kompani ose organizata të tjera, ndërsa aplikacioni mund të mbledhë të dhëna të përdoruesit duke përfshirë vendndodhjen, adresën e emailit, adresën e shtëpisë, numrin e telefonit dhe mesazhe.

Klikimi mbi “kushtet e shërbimit” e ridrejton përdoruesin në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave, pa shpjeguar kushtet specifike të aplikacionit. Përdoruesi duhet të klikojë që të pranojë kushtet për të përdorur aplikacionin.

Kjo mjaftoi që një organizatë e shoqërisë civile e quajtur Qëndresa Qytetare, e cila punon për çështjet e transparencës, arsimit, rinisë dhe politikës në Tiranë, të ankohej te Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave dhe të Drejtën e Informimit.

“Kontrolluesi i këtij aplikacioni, Partia Socialiste e Shqipërisë, nuk informon subjektet e të dhënave personale në lidhje me qëllimin, mënyrat e mbledhjes së të dhënave personale, as për kohëzgjatjen e të dhënave dhe as mbi faktin nëse të dhënat do t’u transferohen apo jo të tretëve, duke shkelur nenin 18 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, tha organizata në një deklaratë për shtyp.

Eksperti ligjor Rigels Xhemollari, i cili drejton Qëndresën Qytetare, tha për BIRN: “PS nuk informon personat që marrin pjesë për qëllimin e marrjes, përpunimit, kohëzgjatjes apo dërgimit të palëve të treta të këtyre të dhënave”.

Xhemollari tha se organizata e tij dëshironte gjithashtu të parandalonte transformimin e Aktiv1st në një version më të sofistikuar të bazës së të dhënave famëkeqe të “patronazhistëve”’ nga viti 2021.

Garë për pikë

Përdoruesit e Aktiv1st janë pjesë e një “sfide” për të grumbulluar sa më shumë pikë duke qenë aktivë në aplikacion.

Aplikacioni publikon emrat e atyre me më shumë pikë, sipas javës dhe muajit.

“Komponenti ‘garë’ është pika e saktë që na tregon se sa manipulues dhe politik është ky aplikacion,” tha ekspertja e komunikimit në Tiranë, Edlira Gjoni.

“Kërkimi i njerëzve të klikojnë, pëlqejnë, komentojnë dhe shpërndajnë lajme për hir të një gare (jo besimi në përmbajtjen për të cilën kërkohet veprim), i vë në avantazh të qartë ata mbështetës, votues dhe dishepuj të PS-së, të cilët do ta shtypin atë buton madje edhe pa e parë përmbajtjen”, tha Gjoni për BIRN.

“Është e padrejtë për ata që kanë integritet profesional, madje edhe vetëdije politike, pasi ata nuk nxitojnë lehtësisht të marrin pjesë në gara false. Prandaj, i gjithë aplikacioni dhe komponentët e garës janë të rrezikshëm për atë pjesë të administratës publike që nuk ndihet e verbër nga PS-ja apo ndonjë parti tjetër politike.”

Lutfi Dervishi, gazetar dhe analist, paralajmëroi se administrata publike është “nën terrorin e aplikacionit Aktiv1st”.

“Është normale që PS-ja të kërkojë të dominojë dhe të fitojë betejën online me kundërshtarët e saj, por nuk mund ta bëjë këtë betejë në kurriz të të drejtave dhe lirive elementare të njeriut dhe për më tepër, nuk mund ta bëjë këtë me administratën shtetërore”, shkroi Dervishi në Facebook më 26 janar. /birn



22 Comments

  1. Cdo akuze qe eshte bere deri tani me duket e hiperbolizuar,duhet nje gje e vogel fare qe opozita ta ktheje ne gje tragjike per mendimin tim eshte inovacion interesant persa i perket politikes

    1. Se marr vesh se pse opozita po ngre kaq shume akuza per kete aplikacion.Kjo eshte nje ide e re e cila nuk eshte pare ndonjehere ne Shqiperi.Po e kane ves ate te zmadhojne cdo gje.

    2. Eh mor Fuge me emra te ndryshem vetem intriga dhe manipulime prodhoni. Sa i suksesshem do kishe qene ne kohen e xhaxhit, edhe gjysherve do ua kishe futur mire dhe rende, dole me maestro se ata vete.

  2. Akuzat qe i behen ketij aplikacioni jane shume te pabaza,seshte fare e vertete qe ai vjedh te dhenat e perdoruesit,eshte thjesht nje mjet komunikimi.Po si gjithmone opozita do perpiqet te hedhi balte kudo.

  3. Nuk e di a do ishte kaq i keq ky aplikacion po ta kishte krijuar opozita, se un mendoj qe per to nuk eshte aplikacioni i keq por duan ta bejn ato sepse e ka kriju Ps ja

  4. Jane akuza te kota pasi un vet si perdoruese e ketij programi nuk me esht dashur ndonjeher te hedh te dhenat e mia personale si te adreses se shtepise etj

  5. Une mendoja se Birn eshte nje media e pavarur por per rilindjen cdo gje qe kritikohet e ka fajin nongrata.Raca me e ndyre antipopullore e antishqiptare qe ne existencen e kombit shqiptar jo duhet rezuar por duhet djegur qe mos mbije me kjo fare e keqe

  6. Nuk e di se cafre te dhenash mund te te vjedhe ky aplikacion kur ai si fillim nuk te detyron ty qe te plotesesh te dhena te tjera pervec se emrin dhe mbiemrin, un kur e provova vec keto me kerkoj dhe duket qe vertet eshte nje aplikacion i thjeste per te shperndare lajme te PS

  7. Jane genjeshtra keto qe keni shkruajtur.Kur rregjistrohesh nuk eshte e detyrueshme te japesh karten e id ose vendbanimin.Vetem nje email te duhet

  8. Se besoj fare se ky aplikacion esht ndertuar ne te till format pasi vet opozita qe e ka krijuar nuk ka fitim po te varen sipas gjith ktyre akuzave,i jan ven shum kunder kot ktij programi

  9. Nuk ka lidhje ky aplikacion i jep mundesi cdo kujt ne nis nisma dhe projekte pa patur lidhje me qeverin ose partin

  10. në letër renditen hapat e kryer mes shtetit rus dhe qeverisë shqiptare, të përfaqësuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. E shkruara ‘zezë mbi të bardhë’, zbulon se Sali Berisha- si kryeministër- është takuar po atë vit, 2012, me presidentin e kompanisë shtetërore ruse të energjisë “Rus Hydro”, Evgeniy Dod, me të cilën ka rënë dakord që Rusia të ndërtojë Skavicën dhe një seri tjetër hidrocentralesh në Shqipëri. Kompania ‘RusHydro’ e kontrolluar nga shteti rus në një takim të mëparshëm kishte marrë dakordësinë e kryeministrit Berisha për të hyrë në tregun shqiptar.Po lajmeroni per mos marrjen ne zgjedhje te salihut te foltores

  11. Dear Webmaster!

    CyberSEO.Pro is the most powerful all content import plugin for WordPress.
    It allows you to populate your WordPress sites with high quality search engine optimized articles and all sorts of media content from RSS feeds, Atom feeds, XML feeds, JSON feeds, CSV files, pipe/comma/semicolon-delimited raw text dumps, video tubes, marketplaces, social networks and more.
    The plugin is integrated with a wide range of cutting edge AI technologies for machine translation, article rewriting, text and image generation, such as Article Forge, OpenAI GPT-3.5 and GPT-4 (the exact same AI models as used by ChatGPT), DALL∙E 2 and Stable Diffusion technologies.
    CyberSEO.Pro has been continuously improved, expanded and developed since 2006. It is fully compatible with the latest version of WordPress and PHP 8.

    Owners of 107,266 websites can’t be wrong

    Best regards cyberseo.pro development team 😉

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *