• |
ide | kryesore

“Nuk i takon Çinarit e asnjë lojtari të Partizanit të ketë një sjellje të tillë”: Daja nervoz pas fitores me përmbysje

-Instant, Sport



“Nëse do bëjmë një krahasim me ndeshjen e një jave më parë, kishim disa probleme. Nëse lojtarët dalin nga detyrat e tyre, jam unë përgjegjësi. Na kënaq fitorja, por duhet të kemi përqendrim. Këto ndeshjet e fundit nuk është mirë t’i fillosh në disavantazh. Do analizojmë se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë jo nga kjo ndeshje”. Ilir Daja nuk është plotësisht i kënaqur nga ajo që ndodhi në ndeshjen kundër Kastriotit, pavarësisht fitores 3-1 ndaj krutanëve.

Tekniku nuk ka pëlqyer kalimin në disavantazh, gjë që i vështirësoi shumë punën të kuqve, por as grindjen e minutave të fundit nga Cinari, pas golit të tretë të shënuar nga Asani: “Reagimi i Çinarit nuk është i pranueshëm, çfarëdo që te ketë ndodhur – ngriti zërin Daja -. Pas ndeshjes nuk kam folur me lojtarët. Nuk i takon as Çinarit, por asnjë lojtari të Partizanit, që edhe kur janë në fitore të lënë ekipin me 10 lojtarë. Janë gjëra të papranueshme për lojtarë të tillë”.

Në fund, tekniku i Partizanit ka sqaruar edhe situatën e Melos: “Ka pasur një dëmtim në stërvitje. Është bërë ekzaminimi dhe po presim përgjigjen. Lojtarët që nuk aktivizohen, duhet të mbështesin dhe komplimentojnë lojtarët në fushë, pasi vetëm kështu, në fund të sezonit mund të jemi aty ku duhet të jemi” përfundoi Daja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *