• |
ide | kryesore

FOTO/ Melanie da Cruz bën merkaton e Martial: “E dua tek Real Madrid”

-Instant, Sport



Melanie da Cruz, gruaja e Anthony Martial, si profesion nuk bën menaxheren e futbollistëve, por kur vjen puna tek bashkëshorti i saj, idetë i ka të qarta. Për Get French Football News, një prej personazheve të rëndësishme të televizionit francez, nuk ka ngurruar të zbulojë dëshira e detaje në lidhje me të ardhmen e burrit të saj: “Do të doja që ai të luante për Real Madrid, edhe pse ka rëndësi vetëm klubi ku ai ndihet mirë: nëse ai do të donte të shkonte në divizionin e gjashtë, gjithsesi do të isha tifozja numër 1 e tij”. Deklarata ndoshta pa të keq, por që në këtë moment, me merkaton tek dera, kush e di se çfarë mund ti cojë nëpër mendje Manchester United …



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *