• |
ide | kryesore

E ardhmja e Serie A pa Inter, Milan e Juventus: 18 skuadra e dy rënie nga kategoria

-Instant, Sport



Ndërsa Super League rrezikon të shkaktojë një tërmet në nivel europian për sa i përket Champions dhe Europa League, ligat kombëtare po vënë në dyshim të ardhmen e kampionateve të tyre përkatëse. Paralajmërimi i Uefa-s është i fortë: përjashtimi duke filluar nga gushti i ekipeve themeluese, propozimi i Boniek (presidenti i Federatës Polake) së shpejti do të votohet nga kongresi dhe do të shpallet mbase të premten gjatë komitetit të jashtëzakonshëm ekzekutiv.

Edhe pse për këtë cështje mbetet kujdesi i avokatëve të Nyon, të cilët – sic shpjegon Il Mattino – së pari duan ta studiojnë çështjen tërësisht për të shmangur bërjen e zgjedhjeve që nuk lejohen nga rregulloret dhe të cilat mund të rezultojnë në një autogol. Perez, nga ana e tij, gjatë intervistës me El Chiringuito ishte i sigurt: “Nuk do të na dëbojnë nga Champions League ose nga La Liga, asgjë prej gjëje”.

Është e qartë, megjithatë, se ligat kombëtare kanë filluar të mendojnë për një të ardhme të mundshme pa 12 themeluesit e Super League, dhe po kështu Seria A. Mundësia do të ishte e favorshme për të studiuar modernizimin që mendohej prej një farë kohe: një kampionat me 18 ekipe, me vetëm dy rënie. Sidoqoftë, në sfond, ekziston një problem ekonomik jo i vogël: të drejtat televizive për periudhën tre-vjeçare 2021/24 të kampionatit sapo janë caktuar dhe është e vështirë të mendosh se të njëjtat shifra mund të rikonfirmohen, duke qenë në gjendje të transmetohen më pak ndeshje nga sa pritej.

Kështu hipoteza më e mundshme do të mbetej bllokimi i tre rrëzimeve të kampionatit aktual dhe promovimi i tre skuadrave nga Serie B që do të zëvendësonin Interin, Milanin dhe Juventusin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *