• |
ide | kryesore

Barcellona thyen heshtjen e del në krah të Super League: “Ky turne ekziston akoma, gati për dialog me Uefa-n”

-Instant, Sport



“Super league është një domosdoshmëri”. Presidenti i Barcelonës Joan Laporta flet për herë të parë pas komunikatës për lindjen e projektit të ri, në të cilin klubi blaugrana është një nga 12 klubet themeluese, që po fundoset pa nisur. “Por fjala e fundit u takon ortakëve – vazhdoi numri 1 blaugrana në TV3 – Klubet e mëdha vendosin shumë para dhe duhet të thonë fjalën e tyre për çështjet ekonomike. Ne mbrojmë kampionatet kombëtare dhe jemi të hapur për dialog me Uefa. Kemi nevojë për më shumë burime për ta bërë futbollin një shfaqje të shkëlqyer dhe mendoj se do të ketë një mirëkuptim. Ka pasur presion mbi disa klube, por projekti ende ekziston “.

“Duhet të jetë një garë tërheqëse, bazuar në meritat sportive. Ne jemi të hapur për dialog me Uefa. Unë mendoj se do të ketë një marrëveshje – shtoi Laporta – Investimet janë shumë të rëndësishme, pagat janë shumë të larta. Kjo duhet të merret në konsideratë, në të njëjtën mënyrë si meritat sportive”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *